Një traditë 5-vjeçare për t’i rikthyer jetë Malit të Munellës
📍 Parku Natyror i Malit të Munellës
📅 19–20 Dhjetor 2025
Prej pesë vitesh, çdo dimër, dhjetëra profesionistë, dashamirës të natyrës dhe vullnetarë ngjiten në Malin e Munellës për të mbjellë shpresë. Ajo që nisi si një nismë vullnetare nga inxhinierët Roland Lleshi dhe Ilir Shyti në vitin 2021, sot është kthyer në një traditë të përvitshme që ndërthur kujdesin për natyrën me forcën e komunitetit.
Falë kësaj nisme dhe projekteve të ndryshme të PPNEA, në këtë zonë janë mbjellë 9000 fidanë pishe e zezë dhe pemë frutore si gështenja dhe arra.
Munella është një prej habitateve të rrëqebullit të Ballkanit, me vetëm rreth 10 individë të mbetur. Por për dekada ky mal ka mbajtur plagë të rënda nga prerjet e paligjshme, zjarret, mbishfrytëzimi dhe shkatërrimi i habitatit. Kjo është arsyeja pse çdo fidan që mbjellim ka peshën e një premtimi. Këtë vit synojmë të mbjellim 1000 fidanë të pishës së zezë (Pinus nigra) dhe të pemëve frutore në zonat e degraduara të malit.
Çmimi i një fidaní: vetëm 1.5 €. Fidanët janë vendas, të certifikuar dhe të përzgjedhur posaçërisht për t’u përshtatur me klimën e Munellës, që të rriten të fortë, si një brez i ri pyjesh që do të mbrojë tokën dhe biodiversitetin për dekada.
Pas kësaj nisme qëndrojnë: – PPNEA – Heinrich Böll Stiftung Tiranë – Administrata e Zonave të Mbrojtura – Qindra vullnetarë të përkushtuar Çdo dhurim është një farë e mbjellë për të ardhmen. – Një pemë më shumë. – Më shumë oksigjen. – Më pak erozion. – Më shumë siguri për komunitetet lokale. – Një shans më shumë për rrëqebullin e Ballkanit.
Së bashku, për Munellën. Për natyrën. Për brezat që do të vijnë. Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje!