Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit

Programi i Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) është një projekt partneriteti qëzbatohet Perëndim të Gadishullit të Ballkanit (Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë), që prej vitit 2006 dhe në vazhdim. Konkretisht, projekti po zbatohet nga OJQ-të partnere si, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES) dhe Grupi i Veprimit të Përgjegjshëm Mjedisor (ERA) në Kosovë me mbikëqyrjen e Shoqatës së Ekologjisë së Mishngrënësve dhe Menaxhimit të Jetës së Egër (KORA) në Zvicër dhe fondacionit Euronatur në Gjermani.

Rrëqebulli i Ballkanit është një nënlloj i Rrëqebullit Euroaziatik me një madhësi totale të popullatës prej rreth 30 individësh të rritur që nga viti 2015. Kjo popullatë aktualisht është e shpërndarë midis dy popullatave burim (source) në Maqedoninë e Veriut (Parku Kombëtar i Mavrovës) dhe Shqipëri (Mali i Munellës). Për më tepër, ai është i pranishëm edhe në Bjeshkët e Nemuna në Kosovë. Për shkak të madhësisë shumë të vogël të popullatës, Rrëqebulli i Ballkanitklasifikohet si i rrezikuar në mënyrë kritike sipas vlerësimit të Listës së Kuqe të IUCN-së për këtë nënlloj në vitin 2015. Kjo popullatë konsiderohet gjithashtu si popullata autoktone më e kërcënuar e Rrëqebullit në Evropë. Në këtë kontekst, kërkohet një veprim urgjent ruajtjeje për të shmangur zhdukjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

Qëllimi i programit: Vizioni i BLRP-së është “ekzistenca afatgjatë e një popullate të qëndrueshme të Rrëqebullit të Ballkanit në shtrirjen e saj historike në harmoni dhe me mbështetjen e komunitetit lokal”. BLRP ka tre objektiva ruajtjeje: (1) Rrëqebulli i Ballkanit; (2) Preja e Rrëqebullit të Ballkanit; dhe (3) Habitati i Rrëqebullit të Ballkanit.
Qëllimet afatgjata të projektit janë: Krijimi i një sistemi të vazhdueshëm monitorimi të Rrëqebullit të Ballkanit dhe presë së tij, zgjerimi dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm në zonat e interesit, si dhe shpallja dhe përmirësimi i Zonave të Mbrojtura dhe rikuperimi i habitatit.

Projekti BLRP është në fazën e VI dhe zbatimi i tij është planifikuar bazuar në gjashtë strategji të hartuara gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, si: Veprimi, Edukimi, Linja Kombëtare e Veprimit, Shpallja e Zonës së Mbrojtur, Efektiviteti i Zonës së Mbrojtur dhe Kërkimi e Monitorimi. Fillimisht, çdo strategji u hartua duke ndjekur një logjikë të përgjithshme dhe më pas strategjitë u përshtatën për t’iu përputhur kushteve të ndryshme politike dhe socio- ekonomike në Shqipëri. Faza I dhe II u financuan gjithashtu nga NINA dhe SCOPES.

Afati kohor: 2006 – në vazhdim

Financimi: MAVA dhe Fondacioni Euronatur

Shteti: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova

Partnerët: PPNEA në Shqipëri, MES në Maqedoninë e Veriut, ERA grup në Kosovë, KORA në
Zvicër dhe EuroNatur në Gjermani.

Personat e kontaktit në Shqipëri: Bledi Hoxha – Menaxher projekti pranë PPNEA