Studimi / Si shpendët shkëmbejnë mesazhe me njeri-tjetrin

Studimi / Si shpendët shkëmbejnë mesazhe me njeri-tjetrin
Cdo rrjet social ka lajme jo reale. Sipas një studimi të universitetit Montana, në rrjetet e komunikimit të kafshëve, edhe shpendët dallojnë sesa të besueshëm janë fqinjtë e tyre. Studimi, i botuar së fundmi në revistën e njohur shkencore Nature, është studimi më me vlerë prej dekadash nga studentët e Universitetit Montana Nora Carlson, Chris Templeton dhe Profesori i UM, Erick Greene në Kolegjin e Shkencave Humane dhe  Shkencore. Ajo hedh një dritë të re në “rrjetet sociale” të shpendëve. “Kjo është hera e parë që njerëzit kanë treguar që zvarritësit i kushtojnë vemendje burimit të informacionit, pra nga vjen dhe kjo ndikon në sinjalin që ato prodhojnë dhe dërgojne së bashku tek të tjerët” tha Greene. Carlson, Templeton dhe Greene patën të njëjtin interes në përpjekjen për të gjurmuar se si shpendët komunikojnë me njëri tjetrin si dhe në klasifikimin e thirrjeve të tyre ndër vite. çdo lloj  ka një këngë, zakonisht e kënduar nga meshkujt si një lajmërim për femrat, për tju kujtuar që “këtu jam”. Thirrjet e tyre të larta dhe të larmishme zakonisht bien në sy gjatë sezonit të riprodhimit. Por për thirrjet paralajmëruese, çdo tingull i llojeve tregon për një kërcënim specifik si psh: “gjarpër i pranishëm”, “ skifter në fluturim”. Thirrjet transmetojnë nivelin e rrezikut dhe informacionin përkatës.  Këto thirrje gjithashtu dëgjohen në pyll nga të gjitha llojet duke u përcjellë në formën e një rrjeti komunikimi mes tyre për ti vënë në gatishmëri. Në studim, Greene dhe kërkuesit e tij, dëshironin të zbulonin se si trishtilët kokë-zinj (Poeciles atricapullus) dhe zvarritësit gjoks-kuq (Sitta canadensis) e zbërthejnë dhe kuptojnë  informacionin në thirrjet e tyre. Midis komunikimeve të shpendëve, kur një trishtil ngjitet në një pikë më të lartë dhe më të dukshme se të tjerët, kjo tregon për praninë e një skifteri që është në fluturim, gjithashtu  duke e shoqëruar me një reagim të fortë- shpendët e tjerë qëndrojnë në heshtje, vështrojnë lart dhe fshihen nëpër shkurre. Thirrjet e alarmit  mund të shpërndahen shumë shpejt në pyje. Greene tha se në eksperimentet e mëparshme, ishte vërtetuar se ata rrisnin shpejtësinë e thirrjeve në 100 milje në orë, të cilën ai e krahason me valën e krijuar nga një anije. “Ndonjëherë shpendët janë në gjëndje të kuptojnë 5 minuta para se një skifter të arrijë atje. tha Greene. Një “thirrje ndjellëse” e ashpër, e zhurmshme  i shtyn shpendët nga të gjitha llojet të grumbullohen së bashku për të sulmuar grabitqarin. Kur grabitqari dëgjon thirrjen, zakonisht duhet të fluturojë shumë më larg për ti gjuajtur, kështu që thirrja është shumë e efektshme. Për studimin me trishtilët dhe zvarritësit, studiuesit u përqëndruan në informacione të drejtpërdrejta – me gjërat që një shpend sheh ose dëgjon në mënyrë të menjëhershme – përkundrejt informacionit indirekt, i cili është fituar përmes rrjetit të shpendëve”. Në një farë mënyre, ajo lloj lidhje ka të bëjë me lajmet e rreme, sepse nëse merrni informacione përmes mediave sociale, por nuk i keni verifikuar ato, dhe më pas i përcillni… kështu fillojnë lajmet e rreme”, tha Greene . Zvarritësit dhe trishtilët kanë të njëjtët grabitqarë: Bubo virginianus (lloj i ngjashëm me bufin e madh) dhe Glaucidium (një gjini e kukuvajkave). Për shpendët e vegjël kjo kukuvajkë është më e rrezikshme sesa lloji i ngjashëm me bufin e madh  kjo për shkak të rrezes së shkurtër të kthimit që përshkon për kapjen e gjahut. “Nësë je duke ngrënë dicka që është pothuajse aq e madhe sa jeni ju, atëhëre ia vlen për të shkuar drejt tij” tha Greene. Duke përdorur zëra në pyje, si stimul, kërkuesit përdorën tingujt e thirrjes së alarmit të trishtilit kokëzi për bufin Bubo virginianus (rrezik i ulët ) dhe për kukuvajkën Glaucidium, rrezik i lartë për zvarritësit. Lloji i thirrjeve ishte në varësi të nivelit të kërcënimeve – bufi kundër kukuvajkës xhuxhe– edhe nëse ishin të drejpërdrejtë (nga vetë grabitqari) apo jo të drejtpërdrejta (nga trishtilët ). Surprizuese ishte ajo se çfarë zbuluan nga zvarritësit Informacioni i drejtpërdrejtë bëri që zvarritësit të ndryshojnë thirrjet e tyre në varësi të nivelit të kërcënimeve, të lartë dhe atij të ulët. Por thirrja e alarmit te trishtilëve për të dy grabitqarët prodhoi vetëm një thirrje të ndërmjetme nga zvarritësi, pa marrë parasysh nivelin e kërcënimit. Greene tha se studimi tregon aftësinë e zvarritësit për të marrë vendime të sofistikuara rreth stimujve në mjedisin e tyre dhe të shmangin përhapjen e “lajmeve të rreme” para se të konfirmojnë një grabitqar për veten e tyre. “Është për të hequr kapelen”, tha Greene.”Janë tepër inteligjentë”. Kërkimi i realizuar nga Carlson, Templeton and Greene përreth Montanës dhe Washingtonit ndër vite, ishte shumë sfidues. Shumica e studimeve u realizuan gjatë dimrit, ku zvarritësit duhet të ishin të izoluar nga trishtilët për të siguruar se thirrjet lajmëruese të mos ishin një përgjigje e trishtilit kur të ishin të revoltuar. Në momentin e shfaqjes së një trishtili, duke qenë se çdo gjë ishte vendosur për eksperimentin, kërkuesit duhet menjëherë të ndryshonin vendodhjen. “ është shume e vështirë të gjesh zvarritës  pa trishtila  diku në zonë, “ tha Greene. Kjo ishte pjesa më e vështirë, gjetja e këtyre kushteve jashtë në natyrën e egër”. Por puna ia vlejti për rezultatet. Greene tha që studimi i zvarritësit në fund të fundit ndihmon studiuesit të kuptojnë më mirë sesi funksionojnë rrjetet e komunikimit të kafshëve dhe si llojet e ndryshme zbërthejnë informacionin, kodojnë informacionin dhe e përcjellin tek të tjerët. “Ne dëshirojmë që njerëzit të silleshin si zvarritësit,” tha Greene. [Photo: C.Kokosz]
Postime të ngjashme