Rezultatet e studimit mbi produktet mjekësore veterinare në Shqipëri

Rezultatet e studimit mbi produktet mjekësore veterinare në Shqipëri
Përdorimi i gjerë i ilaçeve anti-inflamatore (NSAIDs) dhe antibiotikëve në ferma blegtorie përbën një kërcënim tejet serioz për popullatën e shkabave. Për të përfituar një kuadër më të kuptueshëm të legjislacionit përkatës, si dhe për të identifikuar alternativa të mundshme ndaj përdorimit të këtyre medikamenteve të rrezikshme, PPNEA ndërmori një studim mbi legjislacionin ekzistues për Produktet Mjekësore Veterinare (PMV) në Shqipëri. Akoma më tej, ky studim kishte si qëllim përfitimin e informacionit dhe kuptimin e implementimit ligjor mbi përdorimin, tregtimin dhe kontrollin gjatë transportit të PMV-ve në vendin tonë. Konkluzionet e nxjerra nga ky studim tregojnë që Shqipëria zotëron një legjislacion të plotë mbi përdorimin, prodhimin, tregtimit dhe importin e PMV-ve, duke mos përjashtuar kujdesin shëndetësor të bagëtive, apo riprodhimin e tyre. Në Republikën e Shqipërisë, një ligj i përgjithshëm dhe një rregullore drejtojnë të gjithë aktivitetet lidhur me tregtinë e kafshëve, blegtorinë, kontrollin veterinar, punën profesionale veterinare, si dhe prodhimin, përdorimin apo tregtimin e MPV-ve, duke mos përjashtuar prodhimin dhe tregtimin e nënprodukteve të kafshëve. Ky legjislacion është ndërtuar për të siguruar edhe shëndetin e kafshëve apo sigurinë e ushqimeve që derivojnë nga to. Pavarësisht këtij kuadri ligjor të plotë, gjatë kërkimit u identifikuan disa pengesa në implementimin e suksesshëm të disa elementeve, të cilat kanë rezultuar në situatat më poshtë:
  • Tarifa të larta regjistrimi;
  • Mungesë veterinerësh në Pikat e Kontrollit Kufitar;
  • Nevojë urgjente për publikimin e një liste aktive të PMV-ve, për të mundësuar aksesimin nga çdo veteriner në shqipëri të secilit produkt të listuar aty; dhe
  • Pajisja e laboratorit shtetëror veterinar me kitet e nevojshme për zbulimin dhe hulumtimin e shpendëve të helmuar në mënyrë që të vlerësohen rreziqet e disa ilaçeve anti-inflamatore të përdorura në një rajon të caktuar apo gjatë një periudhe të caktuar.
Në mënyrë që këto ligje të bëhen më jetëgjatë e më të aplikueshme nevojitet të përmbushen të gjitha këto pengesa apo mangësi të identifikuara gjatë këtij kërkimi shkencor. Përmbushja e tyre do të rezultonte në një implementimin më të mire të kuadrit ligjor, duke sjellë një efekt pozitiv në ruajtjen e shkabave. Ky raport është kryer në kuadër të projektit të LIFE “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”, i financuar nga Komisioni Evropian, me bashkëfinancimin e fondacionit “A.G. Leventis”, i cili po implementohet nga partnerë të ndryshëm të organizatës BirdLife International.
Postime të ngjashme