Roland Lleshi

Rolandi është diplomuar në nivel Masteri në Inxhinieri Pyjore dhe Menaxhim Mjedisor Urban në Shqipëri, me fokus në menaxhimin e burimeve natyrore. Ai ka përvojë profesionale në fusha të ndryshme, përfshirë mësimdhënien në Universitetin POLIS në Tiranë, punë të përkushtuar në mbrojtjen e jetës së egër si pjesë e PPNEA`s në Shqipëri, dhe përvojë në IT.
Pas vitesh përvoje profesionale në Shqipëri, Rolandi ne 2016 ndoqi studime ndërkombëtare në Universiteti e Eberswalde, Gjermani, ku thelloi ekspertizën e tij në menaxhim mjedisor. Nga viti 2020 dhe deri në vitin 2023, ai ka punuar në organizatën joqeveritare në Berlin, RGI, duke menaxhuar projekte në ndërveprimin e mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të burimeve të energjisë së rinovueshme, përfshirë infrastrukturën mbështetëse si rrjeti i energjisë elektrike. Prej janarit 2024, Rolandi është kërkues shkencor në departamentin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor në Universitetin Teknik të Berlinit, me fokus tek komuniteteve të energjisë, me theks të veçantë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur dekarbonizimin, decentralizimin dhe demokratizimin e sistemeve të energjisë përmes harmonisë mjedisore dhe sociale.
Përkushtimi i tij ndaj mbrojtjes së natyrës shkon përtej punës profesionale, duke përfshirë aktivizëm mjedisor dhe punë vullnetare në Gjermani dhe Shqipëri.