Sabina Çano
Biologe

Me njohuri të thelluara në drejtimin Ekologji dhe Menaxhim Mjedisi, Sabina ka kontribuar aktivisht në arritjen e misionit të PPNEA që prej vitit 2018. Si Koordinatore Projekti, ajo është fokusuar kryesisht në ekosistemet detare dhe monitorimin e një prej gjitarëve ujorë më të rrezikuar, fokës së Mesdheut.
Interesat e saj kërkimore përfshijnë zbatimin e masave konservuese dhe zhvillimin e metodologjive kërkimore. Një shembull i kësaj pune është hartëzimi i bimësisë ligatinore në Parkun Kombëtar të Prespës. Ajo ka dhënë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në hartimin e projekt-propozimeve, duke bashkëpunuar me aktorë te ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë.