Sara Skrapalliu
Asistente Komunikimi dhe Marrëdhënieve me Publikun

Sara Skrapalliu ka përfunduar studimet në Administrim dhe Politika Sociale, me një specializim master në Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes. Formimi i saj akademik e ka pajisur me aftësitë për të qenë një zë aktiv në shoqëri duke vepruar si aktiviste, lobuese, organizatore dhe zhvilluese fushatash që nxisin ndërgjegjësim, përfshirje dhe transformim pozitiv në komunitet.
Në rolin e Asistentes së Komunikimit, Sara kontribuon në planifikimin dhe zbatimin e strategjive dhe aktiviteteve të komunikimit, duke mbështetur promovimin e misionit, projekteve dhe nismave të organizatës. Angazhimi i saj përfshin krijimin dhe përshtatjen e përmbajtjes për kanale të ndryshme komunikimi, zhvillimin e materialeve informuese dhe promovuese, si dhe mbështetjen e fushatave ndërgjegjësuese dhe aktiviteteve të marrëdhënieve me publikun.