21 Maji shënoi 14 vjetorin e shpalljes së Parkut Kombëtar Shebenik. Shtëpi e një numër speciesh të rrezikuara, duke përfshirë ariun e murrmë, ujkun, rrëqebullin e Ballkanit, etj. Parku ofron disa nga peizazhet malore më të bukura të vendit, ekosisteme që perfshijne liqene akullnajore, lugina, pyje livadhe dhe kullota alpine.
Duke krijuar kështu një zonë me vlera të larta të biodiversitetit.
Si implementuese e projektit “Zonat e mbrojtura për njerëzit dhe natyrën’’, në këtë park, PPNEA ishte kontribuese e festimeve të organizuara nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan dhe komuniteti lokal, për një promovim sa më të mirë të zonës.
Të tilla evente nxjerrin në pah vlerat kulturore dhe natyrore të Parkut Kombëtar Shebenik, si dhe nxisin bashkëjetesën e paqtë midis natyrës dhe njerëzve.