Platforma digjitale iMammalia

Platforma digjitale iMammalia

E ke parë lundërzën? Regjistrohu në iMammalia!

Të dhënat e mbledhura përmes shkencës qytetare mund të luajnë një rol shumë të rendësishëm në monitorimin e statusit të llojeve të rrezikuara.

Çfarë është shkenca qytetare?

Shkenca qytetare përfshin secilin prej nesh; dashamirësit e natyrës, shëtitësit e shtigjeve malore, vëzhguesit kureshtarë, duke na dhënë mundësinë të kontribuojmë me vëzhgime dhe informacione që ndihmojnë në mbrojtjen dhe studimin e natyrës, për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë ndryshimet në biodiversitet dhe të marrin masa për ta mbrojtur atë.

Prandaj, i ftojmë të gjithë vizitorët e Liqenit të Shkodrës të bashkojnë forcat për të mbrojtur natyrën dhe për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e statusit të lundërzës në këtë zonë!

Aplikacionin është i disponueshëm në Google Play dhe App Store.

Postime të ngjashme