#EgyptianVultureNewLife
#PPNEA
#AOS
#HOS
#BSPB
#VCF
BirdLife Europe and Central Asia
The Return of the Neophron
Monitorimin i kalit të qyqes për vitin 2019 përfundoi tërësisht dhe sipas të dhënave të fundit popullata e kalit të qyqes në Ballkan vazhdon të jetë në nivelet e saj më kritike dhe në rënie. Sipas monitorimeve të realizuara në Shqipëri janë numëruar 9 territore të zëna, ku 6 janë cifte dhe 3 individë të vetmuar. Numri tejet i ulët i popullatës së kalit të qyqes në Shqipëri na tregon sa afër zhdukjes është kjo specie dhe kërkon reagimin tonë të menjëhershëm për marrjen e masave për rimëkëmbjen e kësaj popullate.
Duke u bazuar tek grafiket e paraqitur në linkun më poshtë, vërehet se numri i territoreve të zëna në Shqipërri i cili vazhdon të jetë i njëjtë por nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me çiftet riprodhuese që përdorin këto territore. Nga viti 2012 deri në vitin 2019 vazhdojmë të kemi 9 territore të zëna, por në ndryshim nga viti 2012 ku të gjithë këto territore kishin nga një çift të kalit të qyqes, tashmë numërohen vetem 6 territore me nga një çift dhe 3 territore me nga një individ të vetmuar. Duke marr parasysh kohën e gjatë që kërkon rimëkëmbia e këtij lloji, rënia e numrit të çifteve në këto 7 vite është një shenjë alarmante!
Për sa i përket suksesit të riprodhimit në vendin tonë 6 të vegjël arritën të linin foletë, 3 prej të cilëve të vendosur në territoret pranë stacioneve të ushqimit plotësues të ndërtuara nga PPNEA patën një zhvillim më të shpejtë dhe u kërkoi më pak kohe për të flturuar jashtë folesë së tyre!
Këto të dhëna na kujtojnë dhe njëherë rrezikun e lartë të zhdukjes së popullatës së shkabës së fundit të vendit tonë, popullatë e cila tashmë kërkon mbështetjen e të gjithëve për t’u përhapur dhe njëherë në gjithë vendin tonë!