PPNEA dhe partnerët e projektit 4PETHABECO ftojnë studiues, akademikë, përfaqësues të OJQ-ve dhe praktikues të fushës të dorëzojnë abstrakte për prezantime në Konferencën Ndërkombëtare mbi Menaxhimin e Habitateve të Mishngrënësve të Mëdhenj, e cila do të mbahet më 25–27 shkurt 2026, në Tiranë, Shqipëri.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit 4PETHABECO – Forcimi i bashkëpunimit për adresimin e sfidave socio-mjedisore në kuadër të projektit prioritar të EUSAIR-it PET HAB ECO. Projekti synon testimin e zgjidhjeve për mbrojtjen dhe restaurimin e habitateve tokësore dhe popullatave të mishngrënësve të mëdhenj, me fokus te rrëqebulli, ariu, ujku dhe çakalli.
Nisma mbështetet nga Programi Interreg IPA ADRION, në kuadër të fondeve Interreg (Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe IPA), dhe përfshin 10 institucione partnere nga 8 vende, përkatësisht: Universiteti i Udines (Itali), ZRS Koper, Shoqata e Gjuetarëve të Sllovenisë, Universiteti i Beogradit (Serbi), OIKON (Kroaci), Arcturos (Greqi), Venetian Cluster (Itali), CZIP (Mal i Zi), Igea MAK (Maqedonia e Veriut) dhe PPNEA (Shqipëri), si dhe 7 partnerë të asociuar.
Eventi do të shërbejë gjithashtu si një platformë shkëmbimi për ekspertët, me workshop-e të dedikuara mbi dimensionet kulturore, sociale dhe mjedisore të menaxhimit inovativ të habitateve të mishngrënësve të mëdhenj në Rajonin Adriatiko-Jonian (AIR).
Konferenca do të bashkë-organizohet me Takimin e 7-të të Platformës Dinariko-Ballkanike-Pindos (DiBaPi), të organizuar nga Ministria e Mjedisit e Shqipërisë.
(Takimi i DiBaPi do të zhvillohet më 24–25 shkurt 2026.)
Kush mund të aplikojë:
Pranohen abstrakte për prezantime gojore nga:
-
studiues dhe akademikë
-
anëtarë të OJQ-ve
-
profesionistë dhe teknikë të fushës
nga Rajoni Adriatiko-Jonian, përfshirë: Shqipërinë, Italinë, Kosovën, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Temat kryesore të konferencës:
-
Shpërndarja dhe kërkesat ekologjike të mishngrënësve të mëdhenj;
-
Politikat, planifikimi dhe skenarët e ardhshëm për menaxhimin e habitateve të mishngrënësve të mëdhenj;
-
Menaxhimi i presë dhe habitateve për përmirësimin e përshtatshmërisë dhe konektivitetit ekologjik;
-
Qasje dhe teknika të reja për rritjen e konektivitetit dhe vlerësimin e menaxhimit;
-
Aspekte kulturore, sociologjike dhe antropologjike të menaxhimit të habitateve të mishngrënësve të mëdhenj.
Udhëzime për aplikimin:
- Dërgoni një email në [email protected] me subjektin: Dorëzim Abstrakti për Konferencën mbi Menaxhimin e Habitateve të Mishngrënësve të Mëdhenj
-
Abstrakti duhet të jetë maksimumi 300 fjalë, në format PDF, dhe të dërgohet deri më 31 janar 2026.
Abstrakti duhet të përfshijë:-
titullin e prezantimit
-
emrin dhe mbiemrin
-
pozicionin
-
institucionin/organizatën përkatëse
-
shtetin
-
temën kryesore ku bën pjesë prezantimi sipas listës së më sipërme
-
-
Prisni njoftimin për pranimin e abstraktit dhe udhëzimet e mëtejshme.
Shënime të rëndësishme:
- Nuk ka tarifë regjistrimi;
-
Ushqimi dhe akomodimi mbulohen nga PPNEA, përveç rasteve kur përfaqësoni një partner ose partner të asociuar të projektit 4PETHABECO;
-
Studentët e doktoraturës janë të mirëpritur të aplikojnë;
-
Njoftimi për pranimin e abstrakteve do të dërgohet përpara datës 7 shkurt 2026.



