Thirrje për Oficer Finance

Thirrje për Oficer Finance

Pozicioni: Officer Finance

Departamenti: Financa

Pozicioni i Oficerit/es së Financës synon të mbështesë menaxhimin financiar dhe raportimin e projekteve me bashkë-financim nga fonde të Bashkimit Europian dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë. Oficeri/ja i/e Financës do të jetë përgjegjës/e për administrimin, monitorimin dhe raportimin financiar të projekteve, duke siguruar që të gjitha shpenzimet, procedurat financiare dhe raportimet të kryhen në përputhje të plotë me rregullat dhe udhëzimet financiare të programeve të Bashkimit Europian (LIFE, Interreg, IPA) si dhe me politikat financiare të organizatës.Pozicioni kërkon bashkëpunim të ngushtë me menaxherët e projekteve dhe ekipin drejtues për planifikimin dhe zbatimin e buxheteve të projekteve, përgatitjen e raporteve financiare sipas kërkesave të donatorëve dhe garantimin e një menaxhimi financiar transparent, efikas dhe në përputhje me standardet e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian.

Përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhon dhe monitoron zbatimin financiar të projekteve të co-financuara nga fonde të Bashkimit Europian dhe ndjek realizimin e buxheteve të tyre.
  • Përgatit raporte financiare periodike për donatorët, në përputhje me rregullat dhe standardet e programeve të Bashkimit Europian.
  • Siguron regjistrimin dhe dokumentimin e saktë të të gjitha transaksioneve financiare të projekteve.
  • Kontrollon dokumentacionin financiar për të garantuar përputhshmërinë me rregullat e Bashkimit Europian dhe politikat financiare të organizatës.
  • Mbështet përgatitjen e dokumentacionit për auditime financiare të brendshme dhe të jashtme të projekteve të financuara nga BE.
  • Bashkëpunon me menaxherët e projekteve për planifikimin, monitorimin dhe analizimin e buxheteve dhe shpenzimeve të projekteve.
  • Kontribuon në përgatitjen e buxheteve financiare për aplikime në projekte të reja.
  • Siguron arkivimin dhe organizimin e dokumentacionit financiar sipas standardeve të kërkuara nga donatorët dhe programet financuese të Bashkimit Europian.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në menaxhim financiar, kontabilitet ose financë projektesh, me përvojë konkrete në projekte me financim nga Bashkimi Europian.
  • Përvojë në menaxhimin financiar dhe raportimin e projekteve me financim nga Bashkimi Europian është e domosdoshme.
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe raportim profesional.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.

Afati i fundit për aplikim: 3 prill 2026

CV-të dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën [email protected], me subjektin “Aplikim për Oficer Finance”, brenda afatit të përcaktuar.Kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen deri më  13 prill 2026. Nëse nuk merrni njoftim deri në këtë datë, aplikimi juaj nuk është përzgjedhur për vlerësim të mëtejshëm.

Postime të ngjashme