Pozicioni: Oficer Komunikimi
Departmenti: Komunikimi
Oficeri/ja i/e Komunikimit do të mbështesë zbatimin e aktiviteteve të komunikimit të organizatës dhe do të punojë ngushtë me Menaxherin e Komunikimit dhe menaxherët e projekteve, duke kontribuar në komunikimin e disa projekteve dhe duke siguruar që aktivitetet dhe rezultatet e organizatës të prezantohen në mënyrë të saktë, tërheqëse dhe të koordinuar për publikun.
- Asiston në hartimin e përmbajtjeve informuese dhe tërheqëse për rrjetet sociale, buletinet, njoftimet për shtyp, artikujt dhe faqen e internetit.
- Mbështet zhvillimin e materialeve të komunikimit si broshura, fletë-informuese, raporte projektesh dhe materiale për publikun, duke siguruar përputhshmërinë me stilin, vlerat dhe objektivat strategjike të organizatës.
- Asiston në organizimin e aktiviteteve dhe shoqëron ekipet e projekteve, duke realizuar fotografi dhe video për dokumentimin dhe promovimin e tyre.
- Krijon materiale vizuale për nevoja të komunikimit të projekteve përkatëse, duke përfshirë postera, grafika për rrjetet sociale, infografikë dhe materiale promovuese, duke përdorur programe të dizajnit grafik dhe duke respektuar identitetin vizual të organizatës.
- Ofron mbështetje logjistike dhe komunikimi për fushata ndërgjegjësimi, programe edukative dhe aktivitete publike.
- Bashkëpunon me organizata partnere, institucione publike dhe rrjete ndërkombëtare për promovimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projekteve.
- Kontribuon në zhvillimin e fushatave dhe strategjive të komunikimit.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët
- Të jetë i/e diplomuar në fusha të komunikimit, marrëdhënieve me publikun, gazetarisë, marketingut, ose në fusha mjedisore me trajnime shtesë në komunikim.
- Të ketë interes dhe njohuri bazë mbi ruajtjen e biodiversitetit. Përvoja në komunikim mjedisor, gazetari mjedisore ose projekte që lidhen me mbrojtjen e natyrës përbën avantazh.
- Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë (40 orë në javë) dhe për udhëtime në terren për dokumentimin e aktiviteteve të projekteve.
- Të ketë njohuri shumë të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Të ketë njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes digjitale (foto, video, storytelling).
- Të ketë njohuri bazë në programet e dizajnit grafik dhe përpunimit vizual, si Adobe Illustrator, Photoshop, Lightroom ose programe të ngjashme.
- Njohuri në WordPress ose platforma të tjera për menaxhimin e faqeve web.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe punë në grup, si dhe iniciativë dhe kreativitet në zhvillimin e materialeve të komunikimit.
- Të jetë i/e aftë të dokumentojë dhe pasqyrojë aktivitetet përmes fotografive, videove dhe përmbajtjeve digjitale, për përdorim në rrjetet sociale, faqen e internetit dhe materiale promovuese.
Afati i fundit për aplikim: 25 mars 2026
CV-të dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën [email protected], me subjektin “Aplikim për Oficer Komunikimi”, brenda afatit të përcaktuar.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen deri më 5 prill 2026. Nëse nuk merrni njoftim deri në këtë datë, aplikimi juaj nuk është përzgjedhur për vlerësim të mëtejshëm.



