Tina Donefski
Menaxhere e Zyrës Rajonale të PPNEA në Prespë

Tina Donefski është menaxhere e Zyrës Rajonale të PPNEA-së në fshatin Goricë e Vogël, në Parkun Kombëtar të Prespës. Ajo drejton punën e zyrës dhe menaxhon projekte për ruajtjen e biodiversitetit, burimeve ujore dhe jetës së egër në ekorajonin Prespë–Ohër–Shebenik. Në këto nisma, bashkëpunon me institucionet dhe organizatat partnere, duke nxitur përfshirjen e komuniteteve lokale në ruajtjen e natyrës.
Ka përfunduar masterin shkencor në Financë dhe është vlerësuar me Medalje të Artë. Përvoja e saj përfshin edhe mësimdhënien si pedagoge e ftuar në Universitetin e Korçës. Interesat e saj kërkimore përqendrohen te menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit rural dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe komunitetit, me fokus Parkun Kombëtar të Prespës.
Lidhja personale me Prespën ka ndikuar në zgjedhjen e saj për të punuar në këtë rajon, duke ndërthurur formimin akademik me angazhimin për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e komunitetit.