Tina Donefski
Koordinatore e zyrës lokale, Prespë
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2023/01/Tina-Donefski-2-scaled.jpg)
Tina është koordinatore e zyrës vendore në Prespë, që prej Janarit të vitit 2023. Ajo ka eksperiencë pune tre vjeçare në ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, ku kontributi i punës së saj ka qenë kryesisht në Parkun Kombëtar të Prespës. Tina ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor në “Financë”, ku në përfundim të tij është dekoruar me Medalje të Artë. Përpos dëshirës për zhvillim akademik, dashuria për vendin e saj e ka kthyer atë në Prespë, ku krahas pozicionit të pedagoges së ftuar në Universitetin e Korçës, ushtron profesionin e koordinatores së zyrës lokale në Prespë.