VEPRIMET DREJT REDUKTIMIT TË FENOMENIT TË HELMIMIT TË JETËS SË EGËR NË SHQIPËRI
Ky projekt synon fillimisht të zbatojë aktivitete të rëndësishme për vlerësimin e nivelit dhe ndikimit të helmimit në popullatën e shpendëve grabitqarë në zonat hotspot për helmimin (për shpendët grabitqarë në vend), të zbatojë aktivitete edukuese dhe ndërgjegjësuese dhe të sigurojë një rritje të kapaciteteve drejt arritjes së qëndrueshmërisë, në periudhën pas ndalimit të aktivitetit të gjuetisë.
Objektivat kryesore të këtij projektit përfshijnë: (i) Krijimin e një pasqyre të qartë mbi kontekstin dhe ndikimin e helmimit të qëllimshëm në Zona të rëndësishme për shpendët grabitqarë në Shqipëri; (ii) Rritja e ndërgjegjësimit për ndikimin e helmimit (përdorimi i karremave helmues dhe plumbit) në jetën e egër dhe njerëz; (iii) Rritja e kapaciteteve të aktorëve përkatës në luftimin e krimit ndaj kafshëve të egra;
Periudha kohore: 2018 – 2022
Financimi: Fondacioni MAVA përmes EuroNatur
Shteti: Shqipëri
Partnerët: EuroNatur, AOS
Personi që mund të kontaktoni në Shqipëri: Zydjon Vorpsi | PPNEA