ZONA KYÇE E BIODIVERSITETIT GLOBAL TË VJOSË-NARTËS NË SHQIPËRI ËSHTË NË RREZIK

Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë një aeroport ndërkombëtar brenda kufijve të Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë (IUCN Protected Landscape / Kategoria V). Kjo zonë njihet si e rëndësishme për natyrën dhe biodiversitetin në nivel ndërkombëtar duke qenë: (i) një “Zonë e rëndësishme e shpendëve” (IBA) me emrin “Laguna e Nartës” – Narta Lagoon me ID “AL005”; (ii) një Zonë Kyçe e Biodiversitetit global (KBA), e quajtur “Vjosa-Narta (Vjose-Pishe Poro-Laguna e Nartes)” me ID ALB24, dhe (iii) një zone Kandidate Emerald i quajtur “Peizazh i mbrojtur i kompleksit ligatinor Vjose – Narte – Protected landscape of the wetland complex Vjose – Narte” (ID AL0000008 me sipërfaqe 19 412,00 hektarë).

Më datë 24 Janar 2018, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi me procedurë të zgjeruar projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të negocimit dhe lidhjes së kontratës ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërive ‘Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt: “projektimi, ndërtimi, operimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i aeroportit të Vlorës (design, construction, operation, maintenance and management of the Vlora airport.” Ky projektligj është paraqitur për shqyrtim dhe miratim në datën 29 Janar 2018 (review and approval on January 29, 2018 )në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit. Më tej, në 30 Janar 2018 (on January 30, 2018 the draft law was reviewed) projektligji u shqyrtua në Komisionin Parlamentar për Çështjet Juridike, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Pas shqyrtimeve në komisionet përkatëse, ligji u miratua në parlament, duke hapur kështu rrugën e negociatave mes qeverisë shqiptare dhe kompanive të sipërpërmendura. Negocimi i ofertës për një investim tërësisht privat me kompanitë ‘Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction’ që kapte vlerën 100 milionë euro, nuk u arrit dhe kështu kontrata nuk u nënshkrua nga palët.

 

Pas kësaj, qeveria shqiptare hapi tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke lënë afat datën 12 Mars 2020 për pranimin e ofertave (March 12, 2020 for the acceptance of bids), afat i cili u shty deri më 30 Mars 2020.

Gjithashtu, për shkak të situates së pandemisë qeveria vendosi të ndërpresë procedurën dhe ta rihapë atë më 23 Nëntor 2020, duke i lënë kohë pranimit të ofertave deri më 23 Dhjetor 2020, për të vazhduar më tej me shpalljen e fituesit në fillim të Janarit 2021. Më 5 %ars 2021, kryeministri shqiptar njoftoi kompaninë fituese (the winning company), Mabetex Group, kompaninë e njohur që synonte të ndërtonte resortin e madh brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Plani i shpallur (announced plan) është që në këtë zonë të ndërtohet aeroporti më i madh në Shqipëri, me të paktën dyfishin e madhësisë dhe kapacitetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Aeroporti është planifikuar gjithashtu të jetë ndërkombëtar dhe të përfshijë shërbimin e ngarkesave dhe një sektor të rëndësishëm të mirëmbajtjes së avionëve.

Vjosë-Narta është një nga komplekset ligatinore më të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Në këtë zonë janë regjistruar mbi 200 lloje shpendësh të egër. Së bashku me Divjakë-Karavasta, këto zona formojnë një ekosistem të vazhdueshëm, duke krijuar një nga komplekset ligatinore më të rëndësishme në të gjithë Rrugën Ajrore Adriatike, ku qindra mijëra zogj ndalojnë rregullisht çdo vit gjatë migrimit të tyre nga vendet e folezimit në zonat dimërore, në vjeshtë dhe në pranverë.

Kjo zonë është më e rëndësishmja në Shqipëri për folezimin e disa llojeve të Charadriiformes me popullata riprodhuese që tejkalojnë 1% të popullsisë totale të një zone biogjeografike. I tillë është rasti për Sqepbizën (Recurvirostra avoceta) me 3,3 deri në 5,6% të popullsisë së zakonshme të Evropës Juglindore, Detit të Zi dhe Turqisë. Në të njëjtën kohë, në këtë zonë haset rregullisht mbi 1 – 3% e popullsisë së Mesdheut dhe Detit të Zi, për lloje të tjera si rasti i Pelikanit Kaçurel (Pelecanus crispus), rasti i Flamingove (Phoenicopterus roseus) etj.

Më 27 Korrik, u mbajt takimi i parë këshillues për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, i paqartë dhe jo i detajuar. Me mungesë saktësie hartash e koordinatash / kufinj.

Sipas lajmeve të fundit nga qeveria, java e parë e Nëntorit 2021 do të shënonte nisjen e ndërtimit.

Ky investim bie ndesh me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës siç citohet në paragrafin e mëposhtëm të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2020 për Shqipërinë – Report for 2020 for Albania: “Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të lejohen investime të mëdha turistike dhe industriale, në zonat e mbrojtura, p.sh. aeroporti i propozuar në zonën Vjosë-Nartë. Kjo bie ndesh me ligjet e tjera kombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit që Shqipëria ka ratifikuar.”