Spring Alive është një projekt i organizuar nga BirdLife International me qëllim që të frymëzojë dhe edukojë fëmijët në Afrikë dhe Euro-Azi mbi pasuritë e natyrës dhe shtegtimin e shpendëve. Kjo nismë, përmes organizimit të seminareve , aktiviteteve shkollore dhe eventeve të ndryshme familjare synon që të krijojë brezin e ardhshëm, ruajtës të natyrës.
Ju keni dëgjuar se sa argëtues mund të jetë kundrimi i shpendëve dhe mezi po prisni që të filloni sa më parë , por përpara se të nxitoni të dilni, prisni! Ka disa gjëra të rëndësishme që duhet të dini paraprakisht. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të kaloni bukur, të qëndroni të sigurt dhe të silleni si duhet me shpendët.
Erdhi sërish kjo periudhë e vitit ! Shpendët po përgatiten për një sezon tjetër shtegtimi, po kështu dhe stafi i Spring Alive, mësuesit dhe prindërit, ndërkohë që përgatisin aktivitete mbi edukimin natyror në të gjithë Europën, Azinë Qëndrore dhe Afrikën. Puna jonë vazhdon të financohet nga HeidelbergCement, të cilët kanë mbështetur BirdLife për disa vite, si pjesë e angazhimit të tyre për të mbrojtur natyrën.
Këtë vit ne duam t’ju prezantojmë një specie të re, thelbësore, të Spring Alive: Vraponjësi jakëzi, Charadrius hiaticula. Ky shpend, baltak,(i ligatinave) i bashkohet grupit të shpendëve të tjerë si pjesë e llojeve të identifikuar nga pjesëmarrësit tanë në Afrikë.
Tema jonë për këtë vit është se si të jesh një kundrues i mirë shpendësh. Ndërkohë që shpendët shtegtojnë nga vendet e dimërimit (Afrika) për në vendet ku folezojnë në Evropë, fëmijët, përgjatë gjithë rrugës së shtegtimit do të kujdesen për ta. Ne kemi sjellë një kod praktike për këdo që dëshiron të kundrojë shpendët në habitatin e tyre natyror.
- Vishuni në mënyrë të përshtatshme
Imagjinoni të shkoni në shkollë me pizhama, ose të luani tenis me një kostum dhe kravatë. Shumë e çuditshme, apo jo? Cdo aktivitet ka një lloj veshjeje të përshtatshme, dhe kundrimi i shpendëve nuk bën përjashtim. Mundohuni të vishni ngjyra të errëta dhe të afërta me ngjyrat e mjedisit në mënyrë që shpendët të mos ju vënë re. Dhe, pavarësisht nga moti, sigurohuni që të keni rroba që do t’ju mbajnë ngrohtë dhe të mbrojtur nga dielli – ju mund ta gjeni veten duke kundruar shpendët të mrekulluar më gjatë se ç’mund ta keni pritur.
- Paketoni cantën tuaj për kundrimin e shpendëve
Asnjë kundrues i mirë shpendësh nuk del nga shtëpia pa këto sende kryesore në çantën e tij: një palë dylbi (çdo markë përshtatet), një stilolaps, letër për të shënuar vrojtimet dhe një udhëzues shpendësh. Sigurohuni që të mësoni fjalët dhe shprehjet që përdorin udhëzuesit e shpendëve: identifikimi bëhet shumë më i lehtë. Dhe mos harroni të merrni me vete pije dhe ushqime – janë të nevojshme gjatë këtij aktiviteti. Gjithashtu mund të merrni një aparat fotografik, por mos harroni të fikni blicin (sic shpjegohet më poshtë).
- Shmang shqetësimin e shpendëve
Imagjinoni sikur jeni një Qyqe që sapo ka shtegtuar për 8000 kilometra nga Britania e Madhe në Angola. Ulesh në një degë, duke kërkuar me dëshpërim për ndonjë insekt për tu ushqyer dhe për të pushuar. Papritur një grup njerëzish vrapon drejt teje. Mos! Grabitqarë! I hap krahët dhe drejtohesh edhe një herë drejt qiellit. Darka do të duhet të presë…
Nuk ka rëndësi se sa shumë po kënaqeni duke kundruar shpendët, gjithmonë mbani mend se siguria dhe mirëqenia e shpendëve vjen e para! Trembja e shpendëve i shqetëson dhe nuk i lejon që ata të ushqehen, riprodhohen apo dhe pushojnë. Ndaj duhet të ecni pa zhurmë dhe ngadalë, duhet të flisni me zë të ulët, të mbahet telefonin pa zile dhe mbi të gjitha të mos afrohemi më shumë sec duhet- ndaj keni dylbi me vete! Thjesht duhet të gjeni një vend ku të uleni, të keni durim, dhe të lini shpendët të vijnë tek ju. Shpendët janë shumë interesantë për tu parë kur nuk fluturojnë të frikësuar!
- Qëndroni larg foleve
Cdo prind mund t’ju thotë se kujdesi për fëmijën e tij është punë e vështirë. Kur bëhet fjalë për vendin ku është ndërtuar foleja, është shumë e rëndësishme të mbani distancën tuaj. Shqetësimi i një foleje mund të bëjë që prindërit të fluturojnë larg, duke i lënë të vegjëlit të paushqyer ose duke i ekspozuar ndaj grabitqarëve. Nëse qëndroni rreth një foleje për një kohë të gjatë, prindërit mund ta braktisin atë plotësisht. Gjëja më e mirë që mund të bëni nëse gjeni një fole është të largoheni në heshtje.
- Përdorni fusheza për shpendët
Fushezat dhe kullat e vrojtimit përfaqësojnë një nga metodat më të vlefshme, të cilat ju lejojnë të keni një pamje spektakolare të shpendëve duke fshehur praninë tuaj. Këto vende janë gjithashtu të përsosura për t’u strehuar dhe mbrojtur nga dielli ose për të pirë një cokollatë të ngrohtë në ditë të lagështa dhe me erë. Do të habiteni se sa fusheza mund të gjenden – bëni një kërkim të shpejtë në internet për të parë nëse ka ndonjë pranë jush.
- Ndiqni rregullat e vendit
Pavarësisht nëse do të shkoni në shtëpinë e mikut tuaj për darkë apo do të kundroni shpendë, është gjithmonë e rëndësishme të jeni një mysafir i mirë. Mos harroni të tregoni kujdes për njerëzit që zotërojnë tokën që po vizitoni. Mbyllni të gjitha portat pas jush, ecni në shtegun tuaj dhe mos kryeni kurrë shkelje në tokën private – nuk doni të jepni një reputacion të keq për kundruesit e shpendëve!
- Mos lini gjurmë pas
Ecni sipas motos: “mos merr asgjë dhe mos lër asgjë pas”. Asnjëherë mos hidhni mbeturinat apo të shkelni bimësinë – mund të dëmtoni shtëpitë e shpendëve që po përpiqeni të shihni.
- Kërkoni kudo për shpendë
Mendoni se qytetet nuk kanë shpendë? Mendoni përsëri! Shpendët janë kudo nëse filloni të kërkoni për ta. Mendoni pak më ndryshe kur kërkoni për vende të vrojtimit të shpendëve: parqet, kopshtet e kishave, tregjet, kanalet dhe madje edhe tarracat ofrojnë surpriza. Nëse vendosni ushqim për shpendët në kopsht ose ballkon, mund të shihni miqtë tuaj me pendë nga shtëpia tuaj.
- Nuk ka shpendë? Nuk ka problem!
Edhe vëzhguesit me eksperiencë kanë ditë jo të mira. Nëse keni nisur kundrimin me gëzim, vetëm për të zbuluar se të gjithë shpendët e zonës kanë vendosur të kalojnë ditën diku tjetër, mos u dekurajoni. Përkundrazi, zbuloni detektivin brenda jush dhe kërkoni për të dhëna që shpendët kanë lënë pas: gjurmë, pendë, madje edhe të vjella . Ku mund të jetojë një shpend nëse gjurmët i ka me membranë? Përse ka guacka të kërmijve të thyera në një shkëmb të sheshtë?
Përndryshe, përpiquni të dëgjoni më shumë sesa të kërkoni. Mund të dëgjoni ndonjë shpend? Nëse po, si duket tingulli – i shpejtë, i ngadaltë, i lartë, i ulët? A mund ta merrni me mend se cilit shpend i përket? Ka shumë aplikacione të shkëlqyera të identifikimit të shpendëve për t’ju ndihmuar, dhe së shpejti, do të jeni në gjendje t’i bëni të gjitha vetë.
- Ndajeni gëzimin!
Kur jeni jashtë me dylbitë tuaja dhe udhëzuesin e shpendëve, kalimtarët e rastësishëm mund të jenë të interesuar për atë që po bëni. Bëhuni promovues të kundrimit të shpendëve: merrni kohë t’i shpjegoni dhe të ndani me ta pamjet më të mira. Mund ti frymëzoni edhe ata të bëhen pjesë e kundrimit të shpendëve. Tregohuni miqësorë me kundruesit e tjerë gjithashtu– ata mund të kenë këshilla dhe informacione interesante. Sa më shumë miq të bësh aq më energjik dhe I pasur do të jetë komuniteti i kundruesve të shpendëve, duke ju ndihmuar të ndani dashurinë dhe respektin për natyrën sa më shumë.
Per me shumë informacion vizitoni faqen
www.springalive.net