Ju prezantojmë me Jacky dhe Veith, dy studentë nga Gjermania që do të kalojnë gjashtë muaj pranë zyrës lokale të PPNEA në Parkun Kombëtar të Prespës, si pjesë e një programi Erasmus+.
Të dy studentët janë pjesë e programit Bachelor “Menaxhimi Ndërkombëtar i Ekosistemeve Pyjore” pranë Universitetit të Eberswalde, me të cilin PPNEA ka bashkëpunuar edhe më parë.
Jacky dhe Veith do të marrin pjesë në të gjitha aksionet tona të ardhshme në Parkun Kombëtar të Prespës, duke përfshirë ato konservuese, edukative, si dhe nismat për rritjen e ndërgjegjësimit mbi vlerat natyrore të zonës.
Ekipi ynë i uron suksese dhe qëndrim të mbarë të dy studentëve!