Më datë 17 tetor 2021 u organizua maratona e Tiranës, e cila mblodhi së bashku mijëra pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës, që vrapuan për kauza nga më të ndryshmet.
Këtë vit, mbi 60 aktivistë, dashamirës të natyrës dhe jetës së egër, të mbledhur nga PPNEA dhe AOS, morën pjesë në maratonën e Tiranës duke vrapuar për një kauzë simbolike, siç është ruajtja e popullatës së kalin e qyqes, i cili rrezikon të zhduket në vendin tonë.
Pjesëmarrja në një aktivitet të tillë ka si qëllim rritjen e ndërgjëgjësimit të publikut të gjerë mbi këtë lloj të rrezikuar, duke përshirë fluturimin e përvitshëm për mbijetesë apo masat që duhet të ndërmerren për rimëkëmbjen e popullatës së tij.
PPNEA falenderon ekipin e Evolve Gym që ju bashkuan kauzës sonë me një numër të lartë pjesëmarrësish, duke u renditur dhe në pozicionet më të larta të këtij eventi.
© PPNEA