MITIGIMI I ELEKTROSHOKUT DHE PËRPASJES ME INFRASTRUKRURËN ENERGJETIKE PËRGJATË KORRIDOREVE TË SHTEGTIMIT DHE RIMËKËMBJA E POPULLATËS SË LEJLEKUT NË SHQIPËRI
Gjatë 20 viteve të fundit rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri është rritur së tepërmi, duke përfshirë ndërtimin e shumë linjave të reja të transmetimit dhe impianteve të prodhimit të energjisë. Përpara ndërtimit të këtyre linjave, fatkeqësisht nuk është bërë një vlerësim mbi ndikimet e mundshme që mund të ketë kjo infrastrukturë tek shpendët shtegtues.