Emri shkencor
Pelecanus crispus
Përshkrimi
Pelikani kaçurrel është një nga llojet më të mëdha të shpendëve në Evropë dhe në botë me një hapje krahësh 270 – 320 cm dhe lartësi 170-190 cm. Të rriturit kanë kryesisht puplajë të bardhë në gri dhe këmbë gri. Pjesa e poshtme e sqepit ose gusha merr një ngjyrë të kuqe të theksuar gjatë periudhës së folezimit. Ky lloj është shtegtues i distancave të shkurtra.
Ushqimi
Pelikanët kaçurrel shpesh gjuajnë vetëm dhe rrallë në grupe. Dieta e tyre përbëhet kryesisht nga lloje të ndryshme peshqish.
Habitati dhe shpërndarja
Pelikani kaçurrel folezon në koloni të mëdha dhe preferon tona ligatinore si liqene, lumenj dhe delta. Në Shqipëri, pelikani folezon vetëm në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, ndërkohë përdor si zona për tu ushqyer dhe pushuar, liqenin e Shkodrës, Vjosë-Nartën si dhe liqenin e Prespës.
Statusi i ruajtjes
Pelikani kaçurrel përfaqëson një ndër llojet më të rrezikuar në Shqipëri, me një status ruajtje I rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Që prej vitit 2014 PPNEA, së bashku me ADZM Fier dhe me mbështetjen e Noe Conservation e Euronatur, ka punuar për rimëkëmbjen e popullatës së këtij lloji simbol të këtij parku duke ndërrmarrë masa të ndryshme konservuese si pastrimi dhe mirëmbajtja e ishullit të pelikanit, ndërtimi i një platforme folezuese në mënyrë krijimin e hapësirave të reja për riprodhim të kolonisë etj.