ANALIZIMI I KËRCËNIMIT, ZHVILLIMI I ZGJIDHJEVE DHE NDËRTIMI I KAPACITETEVE NË SHARR/SAR PLANINA/KORAB-KORITNIK

Vizioni i projektit është të përgatisë bazën për një konservim të shëndoshë dhe afatgjatë të peizazhit të jashtëzakonshëm malor të Sharrit/Sar Planina/Korab-Koritnik në përputhje me një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit ku popullsia lokale vepron si shtytësi kryesor në të dyja të fala.

Në kuadër të projekt propozimit aktual EuroNatur në bashkëpunim me MAS, PPNEA dhe FINCH si partnerë kombëtarë synon të punojë në specifikimin e masave për mbrojtjen e natyrës dhe mbështetjen e një zhvillimi të qëndrueshëm rajonal në zonë. Qëllimi është të identifikohen dhe zhvillohen masa të përshtatshme për menaxhimin e biotopit ekologjik, si dhe qasje të tjera që përballen me kërcënimet specifike të biodiversitetit në zonë, duke optimizuar proceset e prodhimit bujqësor dhe pyjor për ta për të mbështetur mbrojtjen e specieve dhe biotopeve. Hapi kryesor është sjellja e kësaj njohurie te aktorët e përshtatshëm lokalë për t’i mundësuar ata të zbatojnë masat e identifikuara.

Synimi kryesor pas përfundimit të projektit është që të ketë një listë të projekteve të mundshme të shkallës së vogël dhe të mesme që synojnë ruajtjen e natyrës, menaxhimin e biotopit dhe zhvillimin e qëndrueshëm rajonal, si dhe të ketë në dorë aktorët lokalë me potencialin dhe kapacitetin përkatës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në reduktimin e kërcënimeve për humbjen e biodiversitetit në rajonin Sharr/Šar Planina/Korab-Koritnik duke identifikuar kundërmasa të përshtatshme si dhe aktorë të mundshëm lokalë.

Afati kohor:01.2019 – 12.2019

Financimi: DBU- Deutsche Bundesstiftung Umwelt (Fondacioni Federal Gjerman Mjedisor) përmes EuroNatur

Shteti: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova

Partnerët: EuroNatur, FINCH, MES dhe PPNEA

Personat e kontaktit: Olsion Lama | PPNEA 

Dhuroni

Kontributi financiar mund të jetë një ndihmë e madhe për ne që të punojmë për të mbrojtur të ardhmen e mjedisit natyror në Shqipëri.
Dhuro tani