E shtuna e parë e çdo shtatori i përket ditës nderkombëtare të ndergjegjësimit mbi shkabat, e cila celebrohet çdo vit në forma të ndryshme.
Maratona e suksesshme e Dropullit, në Derviçian të Gjirokastrës, ishte një tregues për vlerësimin e banorëve lokalë për shkabën e fundit folezuese në Shqipëri, Kalin e qyqes. Dhjetra pjesëmarrës, të rinj, madje dhe fëmijë, morën pjesë në garat e vrapimit 1 km, 6 km dhe 12 km, duke vrapuar për kalin e qyqes.
Kjo maratone tashmë zhvillohet prej vitesh, të cilës i bashkohet edhe stafi jonë, duke shërbyer si promovuese e vlerave të zonës dhe sensibilizuese për Kalin e qyqes, dhe shërbimet e ekosistemit qe ai na ofron, si pastrues i natyrës.
Një falenderim i madh shkon për organizatorët e këtij eventi dhe veçanërisht bashkëpunëtorët tanë Andreas dhe Tassos Barutas!