Në vitin 2011, vendet e Ballkanit Perëndimor propozuan një numër të vogël zonash si pjesë e Rrjetit Emerald në mbarë Evropën, të zonave të mbrojtura natyrore. Por shumë nga lumenjtë mahnitës të rajonit janë lënë të pambrojtur – dhe një propozim i ri synon ta ratifikojë këtë.
Sot, një grup shkencëtarësh dhe përfaqësuesish të OJQ-ve nga 11 shtete, publikuan një listë me 88 lumenj që ata i konsiderojnë me prioritet të lartë për t’u mbrojtur, duke u kërkuar vendeve nënshkruese të Konventës së Bernës, nga Ballkani Perëndimor, të zgjerojnë Rrjetin Emerald në rajon.
Themeluar nga Këshilli i Evropës në vitin 1989 sipas Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër Evropiane dhe Habitateve Natyrore (Konventa e Bernës), Rrjeti Emerald përbëhet nga zona me interes të veçantë ruajtjeje për të ruajtur florën dhe faunën e egër në habitatet e tyre natyrore.
Si nënshkruese të Konventës së Bernës, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia filluan krijimin e Rrjetit Emerald në vitin 2011, kur propozuan një numër të vogël vendesh. Megjithatë, që atëherë asnjë nga vendet nuk e ka zgjeruar listën e tyre origjinale të vendeve, shumica e tyre nuk kanë mbrojtje ligjore sipas ligjit kombëtar, menaxhimit, mbledhjes së vazhdueshme të të dhënave dhe burimeve, duke lënë shumicën e lumenjve dhe popullatave të peshqve të pambrojtur.
Lista e lumenjve të publikuar sot vjen nga seminari Emerald Green i organizuar nga CEE Bankwatch Network në Dhjetor të vitit 2022, ku pjesëmarrësit dhanë të dhëna shkencore për speciet dhe habitatet e peshqve.
Si një pikë e nxehtë globale e biodiversitetit, Ballkani Perëndimor krenohet me diversitetin e jashtëzakonshëm të ujërave të ëmbla. Malet, lumenjtë, liqenet dhe vijat bregdetare të gjera të rajonit, janë shtëpia e llojeve të shumta të rrezikuara dhe habitateve të rëndësishme me lloje të shumta endemike që nuk mund të gjenden askund tjetër. Krahasuar me pjesën tjetër të Europës, shumica e lumenjve të rajonit janë në gjendje të mirë ose të paprekur dhe shumë prej tyre janë kandidatë idealë për mbrojtje, siç njihet nga lista prioritare e publikuar sot.
Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv, PPNEA: “Shqipëria krenohet me një rrjet shumë të pasur lumenjsh e përrenjsh që rrjedhin lirisht deri më sot dhe strehojnë një biodiversitet të mahnitshëm, duke përfshirë specie të rralla e të kërcënuara në nivelin Europian. Propozimi për të përfshirë këta lumenj dhe përrenj në rrjetin Emerald është një hap i madh në drejtimin e duhur për sigurimin e mbrojtjes afatgjatë të tyre dhe ruajtjen e biodiversitetit të paçmuar që ata strehojnë”.