PPNEA në datat 14 dhe15 Shkurt realizoi disa orë edukative pranë fëmijëve të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Spiro Gjiknuri” dhe Shkollën “5 Deshmorët”, me fokus ruajtjen e fokës së Mesdheut (Monachus monachus).
Nxënësit nëpërmjet lojërave “Mos u Nxeh”, “Kriporja e Fokës” dhe fletëpalosjeve plot informacione, u njohën rreth biologjisë, morfologjisë dhe ekologjisë së llojit si dhe rëndësisë së ruajtjes së tij për një ekuilibër natyror sa më të qëndrueshëm të ekosistemit ujor në zonat e mbrojtura detare Karaburun – Sazan dhe Porto Palermo – Llaman, ku ky lloj është i pranishëm.
Duke synuar dhe rritjen e grupit RINT (Rescue and Information Network Team) në zona kyçe, potenciale për Fokën e Mesdheut në Himarë dhe Sarandë dhe për të shprehur mirënjohjen tonë për peshkatarët e zonës, realizuam edhe një takim me këtë grup, për të diskutuar mbi ecurinë e studimeve që po realizojmë.
Falenderojmë ADZM Vlorë, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë për bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti.