Interviste Edi Rama per Aeroportin e Vlores

Interviste Edi Rama per Aeroportin e Vlores

Drejt Bashkimit Europian dhe kundër vullnetit të tij: Paradoksi i aeroportit të Vlorës

I pyetur mbi vendimin e konventës së Bernës nga z. Ylli Rakipi në emisionin @tpz.al, kryeministri u shpreh se vendimet e kësaj konvente nuk imponojnë, dhe se ndërtimi i aeroportit do të vazhdojë.

Në shumicën e rasteve, instrumentet politike ndërkombëtare nuk mund të detyrojnë një vend sovran për të marrë vendime të caktuara. Megjithatë, rekomandimet e tyre janë shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të komunitetit ndërkombëtar, nga i cili varet edhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, në kundërshtim me rekomandimet e konventës së Bernës, e cila përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, është një shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës.

Aeroporti i Vlorës është duke cënuar progresin e vendit në BE, ose ndryshe, aspiratën më të rëndësishme politike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të respektojë vendimin e Konventës së Bernës dhe të ndalojë këtë masakër mjedisore menjëherë.




Postime të ngjashme