PrespaNet ka organizuar shkolla verore të përvitshme si dhe aktivitete të tjera në natyrë, siç është programi ‘’Wild Side of Prespa’’, që prej vitit 2018. Këto evente sjellin së bashku studentë nga tre shtetet, të sapodiplomuar, përfaqësues të zonave të mbrojtura, nxënës nga shkollat e mesme dhe studiues me perspektivë.
Vitin e kaluar, më tepër se 50 entuziastë nga programi ‘’Wild Side’’ krijuan përvojë të drejtpërdrejtë në natyrë në Maqedoninë e Veriut dhe 15 studentë u bënë bashkë për të eksploruar tematikën ‘’Monitorimi dhe menaxhimi për ruajtjen dhe mbrojtjen e Prespës”.
Ky program u organizua në Parkun Kombëtar të Prespës dhe pjesëmarrësit u përfshinë në aktivitete si shfaqje të filmave mjedisor, studimi i shpendëve, sesionet rreth habitateve ligatinore dhe vlerën e bashkëpunimit ndërkufitar për ruajtjen e tyre, nëpërmjet vizitave studimore në ishullin e Maligradit dhe në Parkun Natyror të Ezeranit.
Krijoni një ide mbi organizimin e shkollave të mëparshme verore duke klikuar në linkun tonë në bio dhe qëndroni të përditësuar me njoftimet për shkollën e ardhshme verore në Maqedoninë e Veriut.