Helmimi i paligjshem i faunes se eger

Helmimi i paligjshem i faunes se eger

Është koha të ndalojmë helmimin e paligjshëm të faunës së egër!⠀

Praktika e përdorimit të karremave helmues me qëllim zgjidhjen e konflikteve midis njeriut dhe jetës së egër mbetet e përhapur në Ballkan. Por helmimi NUK është një zgjidhje! Është një mënyrë shumë e dëmshme e vrasjes së kafshëve që mund të ketë pasoja të mëdha për mjedisin, biodiversitetin, madje edhe shëndetin publik. Për më tepër, përdorimi i karremave helmues përbën një krim të rëndë mjedisor i ndëshkueshëm me ligj.⠀

Ekipi i projektit BalkanDetox LIFE po lufton helmimin e paligjshëm të kafshëve të egra duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe duke rritur ndërgjegjësimin për këtë problem në shtatë vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë. Ju ftojmë të ndiqni një video të animuar të përgatitur në kuadër të këtij projekti, e cila ilustron problemin serioz të helmimit të paligjshëm të faunës së egër në Ballkan dhe se si të gjithë së bashku po e luftojmë këtë kërcënim.⠀

Postime të ngjashme