ROAM (Restoration Opportunities Assessment Methodology) është një metodologji e re që po përdoret për herë të parë këtu në vendin tonë. Synimi i saj është të identifikojë dhe analizojë mundësitë e restaurimit të peizazheve pyjore.
Jo kudo mund të gjejmë një mundësi të tillë për të përmirësuar mjedisin dhe të krijojmë një impakt pozitiv në natyrën tone! Trajnimi për organizatat zbatuese të projektit NFI (Northern Forests Initiative: Forest restoration in North Macedonia and Albania) është mbajtur me sukses në Tiranë gjatë javës së kaluar.
Trajnimi ka sjellë një hulumtim të gjerë të të gjitha aspekteve të ROAM, duke përfshirë integrimin e biodiversitetit, aspektet socio-ekonomike, cështjet gjinore dhe analizën e GIS. Pjesëmarrësit morën njohuri të thella për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve.
Gjithashtu, trajnimi trajtoi çështje të rëndësishme si angazhimi i institucioneve dhe banorëve vendas, duke e bërë të qartë se një pjesë e rëndësishme e procesit të restaurimit është i lidhur ngushtë me përfshirjen dhe bashkëpunimin e komuniteteve vendase.
Pjesëmarrësit gjithashtu u njohën me raste studimore të mëparshme në rajon, duke i pasur si burim frytdhënës për strategjitë dhe praktikat më të mira në fushën e restaurimit të peizazheve pyjore.