PPNEA KËRKON TË PUNËSOJË NJË ASISTENT PROJEKTESH

PPNEA KËRKON TË PUNËSOJË NJË ASISTENT PROJEKTESH

Kuadri i punës:

  • Të organizojë dhe mirëmbajë dokumentacionin e projektit, duke përfshirë raportet, korrespondencën dhe dosjet, në shqip dhe anglisht, sipas nevojës.
  • Të organizojë dhe koordinojë takime, seminare dhe evente.
  • Të përgatisë dhe shpërndajë agjendat e takimeve, procesverbalet dhe dokumentacionin e nevojshëm.
  • Të ndihmojë në planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve dhe eventeve të projektit.
  • Të mbështesë procesin e punës në terren dhe në aktivitete të angazhimit të komunitetit.
  • Të sigurojë në mbarëvajtjen e projektit dhe të sigurojë që detyrat të kryhen në kohë.
  • Të krijojë dhe mirëmbajë databazën e projektit.
  • Të asistojë në implementimin e metodave kërkimore në terren (si gjurmimet, vrojtimet, monitorimet me kamera-kurth, etj.) për monitorimin e faunës në zonat me prioritet për organizatën dhe korridoret ekologjike të përcaktuara në vend.
  • Të asistojë në koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve kërkimore dhe ruajtëse të llojeve të rrezikuara, si rrëqebulli i Ballkanit, të ndërmarra prej vitesh nga PPNEA.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi në grup, si brenda organizatës, ashtu edhe në terren.

Arsimi:

Të ketë përfunduar studimet e larta në fusha relevante me mjedisin, si shkencat mjedisore apo natyrore (biologji, biokimi, inxhinieri mjedisi etj.); përvoja në studime apo shkenca ndërdisiplinore do të konsiderohet si një avantazh i mëtejshëm.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi dhe përvojë në mbështetjen e organizimit të takimeve, konferencave dhe eventeve të tjera të ngjashme.
  • Aftësi për të krijuar dhe siguruar marrëdhënie të mira me palët e përfshira të interesit (partnerë lokal, kombëtarë apo donatorë), si dhe me individë nga kombësi, fe, prejardhje kulturore/profesionale dhe gjini të ndryshme.
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit në gjuhën angleze.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një mjedis dinamik; duke siguruar menaxhim dhe organizim sa më efikas të kohës.
  • Aftësi dhe njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Pajisja me leje drejtimi të tipit B është kusht i detyrueshëm. Aftësia për të përdorur automjete 4×4 në terrene të vështira do të konsiderohet një avantazh.

Kushtet e punësimit:

Ky pozicion është i vendosur pranë zyrës qendrore të PPNEA në Tiranë.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë me email, në formatin PDF, një CV në anglisht dhe një letër motivimi (maksimumi dy faqe) në anglisht, ku përshkruhet interesi për pozicionin. Gjithashtu, kërkohet një kopje e kualifikimeve/diplomës dhe një certifikatë e mbrojtjes së gjuhës angleze. Letra rekomandimi ose referencat përbëjnë një avantazh.

Afati për aplikim për pozicionin e Asistentit të Projektit është data 27 Shtator 2024. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email-it [email protected], me subjektin “Aplikim për Asistent Projekti” brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 4 Tetor 2024. Nëse nuk jeni njoftuar për intervistë brenda kësaj date, aplikimi juaj nuk do të konsiderohet për vlerësim të mëtejshëm.

Postime të ngjashme