Ndalo Eksplorimin e Naftës dhe Gazit!
Konferenca e tretë e OKB-së për Oqeanin do të zhvillohet prej datës 9 deri më 13 qershor 2025.
Po përballemi me një krizë të trefishtë planetare; ndryshimi i klimës, ndotja dhe humbja e biodiversitetit po ndikojnë në mënyrë masive mbi planetin tonë blu. Oqeani është aleati ynë më i rëndësishëm për të kapërcyer këto kriza, por ai po del gjithnjë e më shumë jashtë ekuilibrit dhe po kërcënohet, dëmtohet apo shkatërrohet nga aktiviteti njerëzor.
Një oqean i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm është thelbësor për një të ardhme të jetueshme në planetin tonë blu. Prandaj, duhet të veprojmë tani. Fushata “Sepse Planeti Ynë është Blu” e OceanCare po risjell në vëmendje dhe po bën thirrje për veprime urgjente, për të mbrojtur oqeanin tonë. Konferenca e OKB-së për oqeanin në qershor 2025 është një mundësi kyçe për të nxitur veprimin global dhe për t’u siguruar që vendimmarrësit të ndërmarrin hapa të guximshëm drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
Oqeani mban në jetë çdo organizëm në Tokë. Tani ka nevojë për ndihmën tonë më shumë se kurrë.
Së bashku, mund ta ndryshojmë rrjedhën.

Bëhu pjesë e nismës globale të OceanCare!
Një Oqean i shëndetshëm është thelbësor për jetën në planetin blu.
Peticioni “Sepse Planeti Ynë është Blu” u bën thirrje qeverive të botës që të shfrytëzojnë Konferencën e OKB-së për Oqeanin në qershor 2025 për të rënë dakord mbi marrjen e veprimeve efektive për të trajtuar kërcënimet më urgjente ndaj jetës detare. Oqeani duhet të mbrohet dhe të rikuperohet, në mënyrë që banorët e tij të mbijetojnë dhe të përparojnë.
Duhet të ndalojmë dëmtimin e planetit tonë dhe të fillojmë ta mbrojmë atë.
Koha për të vepruar është tani.
Bëhu pjesë e nismës globale të OceanCare!
Sepse Planeti Ynë është Blu.
