Ballkani bashkon forcat për mbrojtjen e arinjve të murrmë përmes programit BOOST

Ballkani bashkon forcat për mbrojtjen e arinjve të murrmë përmes programit BOOST

NJOFTIM PËR SHTYP 

 

Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA, në bashkëpunim me organizatat partnere nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria, shpall fillimin e një projekti të ri që synon mbrojtjen e ariut të murrmë dhe përmirësimin e bashkëjetesës midis këtij lloji të mbrojtur dhe njerëzve në këto vende.

Ky projekt zbatohet në kuadër të programit BOOST, i cili mbështetet nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) dhe zbatohet nga ALDA – Shoqata Evropiane për Demokracinë Lokale.

Në Ballkanin Perëndimor, ariu i murrmë përfaqëson një specie kyçe për ekosistemin, por njëkohësisht është gjithnjë e më shumë burim konfliktesh me njerëzit. Dëmet në prona bujqësore, takimet e shpeshta mes arinjve dhe bletërritësve apo blegtorëve, si dhe ndjenja e pasigurisë mes komuniteteve lokale përbëjnë sfida serioze për mbrojtjen e kësaj specieje. Ky projekt synon të reduktojë këto konflikte përmes masave konkrete të mbrojtjes, edukimit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Nëpërmjet partneritetit me Qendrën për Mjedisin (CZZS) nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendrën për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP) nga Mali i Zi dhe Shoqatës për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve në Serbisë (DZPPS), do të shkëmbehen njohuri dhe përvoja për të zbatuar praktikat më të mira në mbrojtjen e ariut të murrmë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve rurale. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për mbrojtjen afatgjatë të kësaj specieje, si dhe për përdorimin e zgjidhjeve më efikase të zhvilluara në vende të ndryshme të Ballkanit.

Aktivitetet kyçe të projektit përfshijnë:

  • Vendosjen e gardheve mbrojtëse në pronat e blegtorëve dhe bletërritësve të rrezikuar, për të reduktuar dëmet dhe për të rritur sigurinë e njerëzve dhe arinjve;

  • Kryerjen e një analize të detajuar socio-ekonomike në Serbi dhe në gjithë rajonin, për të kuptuar më mirë pasojat ekonomike të konfliktit njeri–ari dhe për të zhvilluar zgjidhje të qëndrueshme;

  • Edukimin e të rinjve dhe komuniteteve lokale përmes trajnimeve dhe fushatave informuese mbi rëndësinë e ruajtjes së këtij lloji dhe habitatit të saj.

“Ariu është simboli më i qartë se natyra nuk njeh kufij, dhe se ruajtja e saj kërkon bashkëpunim në nivele rajonale dhe gjeografike të gjera. Si një gjitari më i madh i faunës sonë, që ka nevojë për hapësira dhe burime të shumta ekologjike, por që shpesh sjell edhe sfida në marrëdhëniet me njerëzit, ruajtja e arinjve kërkon ndërveprim dhe koordinim të vazhdueshëm mes vendeve të ndryshme. Ky projekt është ndërtuar mbi parimin e bashkëpunimit, për të mbrojtur një nga speciet më ikonike të rajonit tonë, simbol i natyrës së egër dhe një pasuri e përbashkët europiane”.

– Dr. Aleksandër Trajçe, PPNEA

Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit BOOST, një nismë gjithëpërfshirëse për forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, me qëllim përmirësimin e zhvillimit demokratik, ekonomik dhe social në rajon. Programi përfshin fusha të ndryshme tematike si: zhvillimi rural, mbrojtja e mjedisit, fuqizimi i të rinjve dhe sipërmarrja, si dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore.

BOOST zbatohet nga ALDA dhe mbështetet nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), një prej donatorëve kryesorë në rajon.

Postime të ngjashme