Liqeni i Shkodrës, Shkodër, Shqipëri

Restaurimi i liqenit më të madh në Ballkan

 

Shtrirë përgjatë kufirit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, Liqeni i Shkodrës është një mrekulli e vërtetë natyrore. Ujërat dhe ligatinat e tij strehojnë një shumëllojshmëri të pasur të botës së egër, përfshirë 281 lloje shpendësh dhe 49 lloje peshqish, mes tyre pelikani kaçurrel dhe harabeli i ujit.

Por dekada me radhë të shpyllëzimit, rrjedhjeve të lëndëve ushqyese dhe kimikateve bujqësore dhe pengesave për migrimin e peshqve kanë lënë pasoja të rënda, duke kërcënuar këtë ekosistem të brishtë. PPNEA, si partner i BirdLife në Shqipëri, po udhëheq një mision për të rivendosur habitatet natyrore të Liqenit të Shkodrës.


Vizioni ynë për të ardhmen

 

Liqeni i Shkodrës dhe zona përreth tij përfaqësojnë një korridor të gjallë natyror midis Alpeve Shqiptare dhe Detit Adriatik, plot jetë dhe rezistent ndaj ndryshimeve klimatike. Lumenjtë rrjedhin lirshëm dhe peshkimi tradicional në shkallë të vogël lulëzon përkrah bujqësisë së qëndrueshme. Pyjet dhe ligatinat janë rikthyer, duke ofruar habitate të larmishme që mbështesin specie si ngjala evropiane dhe shpendët shtegtarë.
Përmes bashkëpunimit ndërkufitar dhe praktika të përshtatura ndaj ndryshimeve klimatike, Liqeni i Shkodrës dëshmon se natyra dhe njerëzit mund të zhvillohen së bashku.

TANI
2050

 Një panoramë e liqenit

280+
Specie

6+
Lloje habitatesh

49,600

Hektarë


Llojet e habitatev: ligatina, kallamishte, këneta, moçale, pyje bregore

Lloje kyç: Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus), Dallëndyshja faqebardhë e detit (Chlidonias hybrida), Lisi i Shkodrës (Quercus robur ssp scutariensis), Shelgu i bardhë (Salix alba), Vërriu i zi (Alnus glutinosa), Marina lulevogël (Tamarix parviflora), PlepI i bardhe (Populus alba), Gjuca e Shkodrës (Alburnus scoranza), Ngjala Evropiane (Anguilla anguilla), Kubla (Alosa fallax), Blini i bardhë (Acipenser naccarii), Blini (Acipenser sturio).

Emërtimi zyrtar: Zonë e Mbrojtur, Zone Ramsar

Shkaqet kryesore të degradimit: shpyllëzimi, kthimi i tokave për bujqësi në shkallë të gjerë, urbanizimi, ndërtimi i infrastrukturës (përfshirë hidrocentralet dhe digat), zjarret, erozioni.

Vilda_126706_Whiskered-Tern_Yves_Adams_A3_72191-1024x683
compressed_DJI_20250322103229_0185_D-1024x576
Vilda_63339_Otter_Yves_Adams_A4_73238-for-Albania-1024x681
compressed_Xh-1024x576

Photo credits: BirdLife

Plani ynë: Restaurimi i liqenit për natyrën, njerëzit dhe planetin


  • Rivendosja e 2,000 hektarëve pyje dhe livadhe të lagështa përgjatë brigjeve veriore të liqenit, për të reduktuar rrjedhjet bujqësore dhe përmirësuar cilësinë e ujit.

  • Mbjellja dhe pyllëzimi i 1,000 hektarëve në shpatet e Taraboshit, duke ulur ndjeshëm rrezikun nga zjarret dhe erozioni.

  • Restaurimi i 120 hektarëve kënetë përgjatë Lumit Buna, duke rritur me 20% kapacitetin e liqenit për të mbështetur jetën e egër.

  • Zbatimi i praktikave të bujqësisë organike dhe ulja e përdorimit të plehrave kimike në të paktën 100 hektarë tokë bujqësore.

  • Identifikimi dhe adresimi i shkaqeve të rënies së popullsisë së Blinit, përfshirë restaurimin e habitateve dhe heqjen e pengesave që dëmtojnë migrimin, për të mbështetur rikthimin e këtij lloji.
“Jam rritur pranë brigjeve të Liqenit të Shkodrës, e rrethuar nga shpendët e shumtë që e bënin këtë vend kaq të veçantë. Por me kalimin e viteve, ekosistemet e tij janë degraduar. Është koha të rikthejmë atë që është humbur. Duke restauruar pyjet, gjallëruar mocalishtet, restauruar kënetat dhe mbrojtur speciet kyçe, mund të rindërtojmë këtë korridor jetik midis Bjeshkëve të Nemuna dhe Detit Adriatik.

Ledi Selgjekaj – Koordinatore projekti pranë PPNEA

Kjo fushatë është pjesë e një nisme më të gjerë të BirdLife për restaurimin e natyrës.
Klikoni këtu për të zbuluar më shumë vendndodhje restaurimi.

Dhuroni

Kontributi juaj financiar mund të jetë një ndihmë e madhe për ne që të punojmë për të mbrojtur të ardhmen e mjedisit natyror në Shqipëri.
Dhuro