Kontratat e Ligatinave, një model i ri për mbrojtjen e natyrës

Kontratat e Ligatinave, një model i ri për mbrojtjen e natyrës
Ligatinat mesdhetare janë ekosisteme të ndjeshme me vlera të larta natyrore, por përballen me kërcënime serioze si ndotja, urbanizimi dhe mungesa e menaxhimit të ujërave. Ruajtja e tyre vështirësohet edhe nga mungesa e koordinimit dhe kapacitetet e kufizuara institucionale.
Për të përballuar këto sfida, iniciativa “WE GO COOP” propozon Kontratat e Ligatinave: një mjet bashkëpunues i qeverisjes, i testuar në projekte të BE-së, që forcon partneritetin mes aktorëve lokalë, institucioneve dhe komuniteteve për mbrojtjen e këtyre zonave.
Çfarë janë Kontratat e Ligatinave?
Janë marrëveshje mes komunitetit, institucioneve dhe organizatave për të bashkëmenaxhuar ligatinat, zona kyçe për biodiversitetin, klimën dhe ekonominë lokale.
Pranë lagunës së Nartës, në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë – Nartë, u mbajt një takim i radhës i “WE GO COOP”, me pjesëmarrje lokale dhe ndërkombëtare. Universiteti “Roma Tre” ndau përvoja nga Italia dhe Franca, si restaurimi i ligatinës së Camargue përmes bashkëpunimit me fermerët dhe autoritetet.
Turi i takimeve për Kontratat e Ligatinave do të vazhdojë, duke sjellë më shumë njerëz, ide dhe veprime konkrete për ruajtjen e këtyre pasurive natyrore.
Postime të ngjashme