Projekti RESCOM synon të promovojë ruajtjen, restaurimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare dhe ekosistemeve të ndjeshme natyrore në gjithë Mesdheun, përmes zbatimit të Zgjidhjeve të Bazuar në Natyrë (NbS). Projekti kombinon ndërtimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e njohurive në nivel rajonal me veprime konkrete restauruese në gjashtë zona pilot: Marok, Tunizi, Turqi, Itali, Mali i Zi dhe Shqipëri.

Në Shqipëri, RESCOM fokusohet në ekosistemet bregdetare, të dunave ranore dhe ligatinoreParkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Projekti zbatohet nga PPNEA, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet kombëtare përgjegjëse për menaxhimin e zonës, si dhe me mbështetje teknike nga Tour du Valat dhe Mediterranean Biodiversity Consortium (MBC). Qëllimi kryesor është forcimi i kapaciteteve lokale, përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimi i Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë si modele demonstrative për përmirësimin e shëndetit të ekosistemeve dhe rritjen e angazhimit të komunitetit.

Rezultatet e pritshme:

– Vlerësimi dhe prioritizimi i ekosistemeve të dunave ranore për një menaxhim më të përmirësuar dhe të qëndrueshëm.

– Reduktimi i llojeve invazive, veçanërisht Oenothera biennis, përmes veprimeve të synuara të largimit dhe menaxhimit.

– Projektimi dhe vendosja e tabelave informuese dhe ndërgjegjësuese në zona kyçe të parkut.

Kohëzgjatja e projektit: Korrik 2025 – Dhjetor 2026

Organizata zbatuese: PPNEA

Partnerë: NAPA, RAPA Fier, Tour du Valat / Mediterranean Biodiversity Consortium (MBC)

Financimi: Bashkëfinancuar nga Fondi Francez për Mjedisin Global (FFEM) dhe Fondacioni MAVA.