Deklaratë e përbashkët: Përderisa kriza e fundit e karburanteve fosile po fillon të ndihet, qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të shmangin varësinë e mëtejshme nga gazi dhe të kalojnë drejtpërdrejt në një të ardhme me energji të rinovueshme!

27 Prill 2026

Letër Advokuese

Për herë të dytë brenda kësaj dekade, Europa po përballet me një krizë të naftës dhe gazit, duke nxjerrë edhe një herë në pah rrezikun e varësisë nga lëndët djegëse fosile të importuara. Strategjia e diversifikimit e promovuar nga BE-ja për dekada me radhë ka treguar kufizimet e saj, ndërsa cenueshmëria ndaj ndërprerjeve të tregut dhe rritjes së çmimeve mbetet e pranishme. Si rrjedhojë, BE-ja me të drejtë ka identifikuar se zgjidhja e kësaj krize është shkëputja graduale nga karburantet fosile dhe përshpejtimi i elektrifikimit dhe burimeve të rinovueshme.

Sot, 47 organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje qeverive të Ballkanit Perëndimor të rezistojnë ndaj presionit nga Shtetet e Bashkuara dhe të anulojnë planet për ndërtimin e tubacioneve të reja të gazit dhe centraleve energjetike me gaz. Në një deklaratë të përbashkët, organizatat paralajmërojnë se, në vend që thjesht të zëvendësojnë gazin rus, këto plane do të rrisin ndjeshëm konsumin e gazit në rajon dhe varësinë nga karburantet fosile të importuara.

SHKARKO

Postime të ngjashme