SKANDALI MË I MADH ME SHKATËRRIMIN E NATYRËS NË SHQIPËRI PO NDODH TANI
Pa asnjë projekt, asnjë dëgjesë, asnjë konsultim, asnjë shenjë të një lejeje ndërtimi, makineri të rënda janë sulur me nxitim brenda Zonës së Mbrojtur Pishë Poro- Nartë, duke e rrëzuar pyllin dhe duke shkatërruar dunat ranore!
Një agresion i tillë i paligjshëm, brenda një prej zonave më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, nuk është parë as në ditët më të errëta të Shqipërisë gjatë tranzicionit, dhe sigurisht është një rast unik në rajon dhe Europë.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë autoriteteve ligjzbatuese në terren të ndalojnë këtë dhunim të pakthyeshëm të zonës së mbrojtur! Gjithashtu i kërkojmë qeverisë të ndalojë planet e papublikuara dhe të bëjë transparencë mbi çfarë po ndodh në deltën e lumit Vjosë!
Edhe pse qeveria ndryshoi ligjin e Zonave të Mbrojtura për të lejuar ndërtimin e resorteve me 5 yje, ajo përsëri po thyen edhe këtë ligj duke mos ndjekur asnjë procedurë!






