Përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian dhe disa vendeve anëtare të BE-së, së bashku me PPNEA, vizituan sot Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë me qëllim njohjen nga afër të situatës aktuale në terren.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të konstatojnë drejtpërdrejt ndërhyrjet dhe zhvillimet që po prekin këtë ekosistem të ndjeshëm, si edhe ndikimet që ato po sjellin mbi habitatet natyrore, biodiversitetin dhe vlerat ekologjike të zonës së mbrojtur.
Vizita shërbeu për të vlerësuar nga afër gjendjen e Peizazhit të Mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe për të evidentuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit ekologjik të një prej zonave më të rëndësishme natyrore bregdetare në Shqipëri.










