Nëse jeton dhe/ose punon në rajonet malore të Shqipërisë dhe dëshiron të angazhohesh në aktivitete vullnetare në mbështetje të ruajtjes së jetës së egër, të ftojmë të bëhesh pjesë e rrjetit të monitorimit të ariut të murrmë.
PPNEA fton vullnetarë të kontribuojnë në mbledhjen e materialit gjenetik në terren gjatë muajit nëntor, duke ndihmuar në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për vlerësimin e popullatës së këtij lloji në Shqipëri.
Për t’u bërë pjesë e kësaj nisme, duhet të jetosh dhe/ose të punosh në një nga rajonet malore të vendit, të kesh mundësi të zhvillosh në mënyrë të pavarur ekspedita në terren dhe të jesh i/e gatshëm/me të angazhohesh për 7 ditë gjatë muajit nëntor.
Për punën e kryer në terren, vullnetarët do të përfitojnë kompensim financiar.
Ky studim realizohet në kuadër të projektit rajonal LIFE DinPin Bear, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Kontributi i vullnetarëve është i rëndësishëm për përfundimin e mbledhjes së të dhënave dhe avancimin e studimit mbi këtë lloj.
Lexo rreth projektit LIFE DinPin Bear.
Afati për aplikim: 6 nëntor 2026.
Për t’u bërë pjesë e nismës, plotëso formularin e aplikimit: Apliko këtu.
Nëse njeh dikë që mund të jetë i/e interesuar të kontribuojë si vullnetar/e, ndaje këtë thirrje me të!


