Aleksandër Trajçe
Drejtor Ekzekutiv
Aleksandri është përfshirë me mbrojtjen e natyrës në Shqipëri që nga viti 2004, duke filluar pranë PPNEA-s si vullnetar, më pas si kërkues shkencor dhe
menaxher projekti për ruajtjen e kafshëve të egra. Së fundmi, që nga janari 2018, Aleksandri mban pozicionin e drejtorit ekzekutiv të kësaj organizate. Ai ka një Master Shkencor në Ruajtje dhe Menaxhim Biodiversiteti nga Universiteti i Oksfordit (2009-2010) dhe një doktoraturë në Antropologjinë Mjedisore nga Universiteti i Roehampton, Londër (2013-2017).
Aleksandri është anëtar i dy grupeve të specializuara të IUCN SSC: Iniciativa e Mishngrënësve të Mëdhenj për Evropën dhe Grupi i Specialistëve të Ariut. Interesat e tij përfshijnë avancimin e punës për ruajtjen e natyrës në vend, bazuar në parimet e kërkimit rigoroz shkencor dhe prioritizimin e ruajtes së saj në kontekst lokal. Ai ishte i nominuar për Çmimin e Ardhmja për Natyrën në vitin 2013, një ndër çmimet më prestigjioze ndërkombëtare që u jepet konservatorëve të rinj, të talentuar dhe ambiciozë të angazhuar për mbrojtjen e llojeve të rrezikuara në mbarë botën.