Aplikim per Kursin Bird-On

Aplikim per Kursin Bird-On

BirdON – Apliko tani!
Kurs për identifikimin dhe konservimin e shpendëve.

PPNEA në bashkëpunim me @hbs_tirana hapin thirrjen për kursin dedikuar identifikimit dhe konservimit të shpendëve “BirdON”, i cili do të zgjasë prej muajit Maj deri në Shtator 2023.

Kursi në fjalë do të përfshijë sesione teorike mbi identifikimin e shpendëve, si dhe ekspedita në terren në disa nga ligatinat më të rëndësishme në vend, si Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë e shumë të tjera.

Në përfundim të kursit “BirdON”, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë që dëshmon njohuritë e fituara në fushën e ornitologjisë.

Apliko brenda datës 5 Maj duke dërguar një CV dhe një letër motivimi në adresën [email protected], me subjekt “Aplikim në kursin BirdON”.



Postime të ngjashme