Një nga tiparet më të dallueshme të bajzës (Fulica atra) është balli i madh në ngjyrë të bardhë. Për këtë arsye, shprehja “as bald as a coot” përdoret gjerësisht në vendet anglisht folëse.
Bajza haset gjatë gjithë vitit në Shqipëri. Megjithëse popullata e saj është në rritje në nivel global, në Evropë ajo është duke rënë.
Rreziqet si tharja e kënetave, gjuetia e paligjshme apo shqetësimi gjatë periudhës së riprodhimit janë duke u kthyer në një kërcënim serioz për këtë lloj shpendi.
© Ekaterina Chernetsova