Biblioteka

Organizata jonë zotëron një koleksion librash dhe revistash mjedisorë,  për të mbështetur dhe përkrahur rritjen e njohurive midis anëtarëve të stafit. Ky koleksion gjendet në zyrat e PPNEA-s, në rafte të aksesueshëm nga kushdo, dhe mund të gjurmohet me anë të katalogut më poshtë, ku gjenden të shfaqur titujt, autorët, fushat e aplikimit, dhe numri i vendndodhjes.Ne përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme të shtojmë materiale të reja dhe gjithashtu jemi të hapur ndaj donacioneve të kujtdo që ka dëshirë të kontribuojë në përmirësimin e bibliotekës sonë. Koleksioni ynë fokusohet në filozofinë e ruajtjes së natyrës, kërkimit shkencor të aplikuar dhe biodiversitetit në Shqipëri, pa lënë mënjanë rolin dhe aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile në ruajtjen e mjedisit natyror. Ky koleksion përmban një numër të konsiderueshëm librash, revistash, raportesh, studimesh, si dhe materiale audio-vizuale. 

Kushtet e marrjes në përdorim:
Të gjithë materialet mund të shfletohen në ambientet e PPNEA-s gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30). Në rastet që materialet nevojiten për një kohë më të gjatë, ato mund të merren në përdorim duke respektuar rregullat më poshtë:
  • Një person mund të marrë njëherësh deri në tre materiale;
  • Përdorimi vlen për një afat prej një muaji, përveç rasteve kur materiale të caktuara kërkohen vazhdimisht;
  • Personi që merr në përdorim materialet është përgjegjës për pagesën e postës, si në rastet kur i merr, ashtu edhe në rastet kur i dorëzon;
  • Personi është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kthimin e materialeve në kohë;
  • Materiali duhet të arrijë tek kërkuesi deri në 10 ditë të plota pune. Nëse materiali nuk arrin brenda kësaj kohe, ju lutemi të na kontaktoni;
  • Në raste vonesash personi do të penalizohet në kërkesa të mëvonshme;
  • Materialet e humbura apo të dëmtuara duhet të paguhen prej personit që i merr në përdorim.
wdt_ID TITLE   AUTHORS   FIELD   
1 Libri i Kuq(bimë, shoqërime bimore dhe kafshë të rrezikuara) J. Vangjeli, L. Gjiknuri et al Biodiversiteti
2 Canids: Foxes, Wolves, Jackals and Dogs C. Sillero-Zubiri, M. Hoffmann,D. W. Macdonald Biodiversiteti
3 Conservacion Ex situ del Lince Iberico: Un Enfoque Multidisiplinar/Iberian Lynx Ex situ Conservation: An interdisciplinary approach A. Vargas/C. Breitenmosser & U. Breitenmosser Biodiversitet / Lynx
4 Congress of Ecologists of Macedonia Macedonian Ecological Society Studime
5 Dragonflies in quarries & gravel pits – The life of the quick and beautiful HEIDELBERGCEMENT Biodiversitet
6 Cinq exemples d’évolutions de populations piscicoles P.Keith et al Biodiversitet
7 The Lynx: Regional Features of Ecology, Use and Protection Ye.N.Matyyshkin/M.A. Vaisfeld Biodiversitet Lynx
8 Visual Dictionary: Animals --- Fjalor
9 L’ours (ursus arctos, Linnaeus, 1758) Jean-Michel Parde et Jean-Jacques Camarra Biodiversitet
10 Invasive Species and Biodiversity Management O.T.Sandlung/P.J.Schei/ Å.Viken Biodiversiteti
TITLE   AUTHORS   FIELD