Studentët e kursit BirdON vizituan lagunën më të rëndësishme në vend, atë të Karavastasë, për të kundruar dhe mësuar më shumë për shpendët që gjenden në këtë zonë.
Ata gjithashtu nën guidën e Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier, vizituan Qendrën e Vizitorëve, ku u njohën më tepër me larminë biologjike të Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta dhe aktivitetin tradicional që ushtrojnë banorët e parkut.
Studentët vëzhguan mjaft shpendë, karakteristik të habitateve pyjore e atyre ligatinore, ku ndër më të veçantit përmendim Qukapikun e zakonshëm sirian (Dendrocopos syriacus), Mbretthi (Regulus regulus), Gushëkuqi (Erithacus rubecula), apo dhe lloji simbol i parkut Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus), Rosa bishtgjel (Anas acuta), Kryekuqja e madhe (Mareca penelope), Gjelaci pikalosh (Pluvialis squatarola), Çafka sqeplugë (Platalea leucorodia) e shumë të tjerë.
Jemi shumë të lumtur që të rinj të apasionuar angazhohen për të njohur dhe ruajtur vlerat e biodiversitetit të Shqipërisë.