Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar Ditën e Tokës, sesa të jesh midis fëmijëve dhe t’i mësosh atyre përse planeti ynë ka nevojë për ne më shumë se kurrë më parë.
Javën e kaluar, ekipi i edukimit të PPNEA organizoi një sesion ndërveprues edukativ me fëmijë të klasave të katërta e të pesta të shkollës World Academy of Tirana.
Ne i mësuam fëmijëve mbi masat konservuese për llojet në rrezik zhdukje dhe rëndësinë e mbrojtjes së habitateve. Një fokus i veçantë u vendos te nisma ndërkombëtare #SpringAlive, e cila ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rriturve mbi shpendët shtegtarë.
Në kuadër të fushatës #SpringAlive me titull “Si mund t’i mbrojmë foletë e shpendëve”, ne do të organizojmë së shpejti një ekskursion në natyrë ku ornitologët e vegjël do të mësojnë akoma më tepër mbi llojet e ndryshëm të shpendëve.
© PPNEA
© PPNEA