Drejt hartëzimit të habitateve prioritare në zonën Nartë-Pishë-Poro

Drejt hartëzimit të habitateve prioritare në zonën Nartë-Pishë-Poro
Në kuadër të projektit “Hapja e rrugës drejt një rrjeti të qëndrueshëm Natura 2000 në Shqipëri: rasti i kompleksit Nartë–Pishë–Poro”, ekipi ynë ka bërë bashkë ekspertët më në zë të florës e faunës për të grumbulluar të dhëna lidhur me procesin e hartëzimit të habitateve në këtë ekosistem sipas metodologjisë së Natura 2000.
 
Gjatë këtij workshop-i të tretë të organizuar me pjesëmarrje si online ashtu edhe përballë, ekspertët prezantuan të dhënat e grumbulluara deri më tani dhe ndanë me njëri-tjetrin hartat e para të dala prej këtij procesi. Pjesëmarrësit diskutuan aktivisht, duke ndarë opinione dhe mendime për punën dhe të dhënat e grumbulluara. Akoma më tej, gjatë aktivitetit u diskutuan një sërë problematikash mjedisore, ku mund të përmendim ndërtimin e aeroportit në Vjosë-Nartë, një infrastrukturë që do të tjetërsonte vlerat ekologike të zonës. Këto diskutime u ndoqën edhe nga shoqatat lokale, banorët e zonës, si dhe përfaqësues të sektorit të turizmit.
 
Në vijim, grupi i eskpertëve do të na mbajë të informuar mbi rezultatet përfundimtare, të cilat do të ndahen me palët e interesit në një tjetër workshop.
 
Ky aktivitet u mbështet nga Bashkimi Evropian dhe fondacioni EuroNatur.
 
(Bashkimi Evropian nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtij publikimi.)
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *