Lekë Gjiknuri dhe lëvizja mjedisore në Shqipëri

Rënia e regjimit komunist në Shqipëri u pasua nga një etje e madhe për zhvillim, e cila vendosi në rrezik shumë zona me rëndësi për natyrën e biodiversitetin, si Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Parku Kombëtar i Lurës, etj.
Pikërisht në këtë periudhë Prof. Lekë Gjiknuri themeloi lëvizjen mjedisore në Shqipëri, e cila do të bëhej pararojë e ruajtjes së vlerave natyrore të vendit tonë. Ju presim në datën 14 Nëntor, ora 18:00, Tek Bunkeri, për të parë së bashku filmin dokumentar kushtuar Lekë Gjiknurit, themeluesit të organizatës së parë mjedisore në Shqipëri, PPNEA.