Forumi i II publik për mbrojtjen e Deltës së Vjosës nga zhvillimet infrastrukturore të paqëndrueshme

Forumi i II publik për mbrojtjen e Deltës së Vjosës nga zhvillimet infrastrukturore të paqëndrueshme
Planet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë vazhdojnë, ashtu sikur edhe forumet tona kundër këtij investimi të paqëndrueshëm brenda një prej ekosistemeve më të rëndësishme në vendit.

Më 20 korrik 2022, u organizua forumi i dytë publik, i cili solli në fokus një tematikë tejet të rëndësishme, “VNM-të (Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis) e parregullta dhe pasojat e tyre në mjedis dhe aspektet sociale – rasti i Aeroportit të Vlorës”. Tre panelistët e ftuar shprehën mendimet e tyre kundër ndërhyrjeve të tilla të infrastrukturës, të cilat shkatërrojnë ekosistemin natyror, anashkalojnë procedurat përkatëse si dhe janë jo në linjë me zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Diskutimi shfaqi interes tek audienca në sallë, ku aktivistë, gazetarë, studentë, ekspertë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile shprehën mendimet e tyre për tematikën duke analizuar aspekte të caktuara.

Postime të ngjashme