Nën drejtimin frymëzues të Maksim Hajrullajit, Agro-Eko Dibra ka iniciuar një projekt ambicioz për të mbështetur blegtorinë në rajonin e Dibrës dhe për të mbrojtur metodat tradicionale të bujqësisë.
Me mbështetjen financiare dhe modelet e reja të bujqësisë të ofruara nga EuroNatur, projekti zgjodhi tre fermerë të përkushtuar në njësitë administrative Maqellarë, Melan dhe Kala Dodë duke i pajisur me mjete për të ruajtur tufat e tyre dhe stilin e jetesës tradicionale.
Suksesi më i madh i këtij projekti është promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të blegtorisë si burimi kryesor financiar i të ardhurave duke mbështetur fermerët vendas me mjetet e nevojshme, në mënyrë që kjo metodë tradicionale e jetesës të mos humbasë, por të kalojë brez pas brezi.
Fermerët janë marrë dhe janë trajnuar për përdorimin e elementeve fotovoltaikë për të përmirësuar kushtet e tyre në ndriçim dhe ujë të ngrohtë. Ata krijuan gjithashtu mini-kampe, një risi e re për këtë rajon, si dhe përfshinë agroturizmin në aktivitetet e tyre të kullotave verore.
Fermerët shpenzojnë pothuajse gjashtë muaj të vitit në kullotat verore dhe kushtet e përmirësuara të tyre përfaqësojnë një mbështetje që i ka kaluar pritshmëritë.
Përmirësimi i kushteve për fermerët përmes mbështetjes së EuroNatur dhe me mbështetje shtesë nga Ministria e Bujqësisë, është reflektuar tek fermerët e zonës Korab-Koritnik duke nxitur zhvillimin e blegtorisë, duke parandaluar braktisjen e kullotave dhe duke ndihmuar blegtorët me përvojë. të qëndrojnë në zonë në vend që të migrojnë.
Aktualisht po zhvillohet një rrjet fermash në zonën e Korab-Koritnik, ku fermerët po bashkëpunojnë për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës dhe janë gati për t’i shërbyer turistëve që kërkojnë eksperienca agroturizmi.
Suksesi i këtij projekti frymëzues është përhapur edhe tek fermerë të tjerë në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik, të cilët tani po kërkojnë të ndjekin hapat model të fermerëve për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të mbrojtur mjedisin e tyre.
Në përgjithësi fermerët në rajon tani janë më të angazhuar në komunitet dhe më të gatshëm për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre me të tjerët.
PPNEA me krenari nxjerr në pah punën e mrekullueshme të Agro-Eko Dibrës!